Theret me thikë një grua nga Maqedonia në Gjermani

Një shtetase 34-vjeçare me prejardhje nga Maqedonia, të mërkurën është therë me thikë në lagjen e Hamburgut në Gjermani, Jenfeld, nga një grua tjetër deri më tash e panjohur. Motivet e ngjarjes janë plotësisht të paqarta, ndërsa hetimet është duke i zhvilluar komisioni policor gjerman për krime të rënda, thuhet në një kumtesë të policisë gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Shtetasja gjermane me prejardhje nga Maqedonia është therë me thikë në pjesën e sipërt të trupit dhe menjëherë është dërguar në spital.

Ajo ka qenë në gjendje për t` ju treguar policëve se autori i rastit është një grua tjetër. Një kërkim i sulmuesit me helikopter deri më tani ka qenë i pasuksesshëm. Policia gjermane nuk ka mundur të spjegojë se në çfarë raporti kanë qenë viktima dhe sulmuesi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...