Thesari i Struges drejt humbjes se vlerave

Blerton Arsllani

Kenge jeho nje festival qe viteve te fundit ka filluar te ushqehet politikisht.
Nje festival qe eshte privatizuar dhe luhet sipas >qejfit< te gjithkujt qe ka gisht ne te.
Ky eshte festivali Kenge Jeho qe udhehiqet nga te jashtit dhe kane per qellim t’i anashkalojne vendasit, në këtë rast Struganët !
Me vjen keq per ta sepse struganet nuk e kane zakon te behen vallja e dikujt sepse ne vete jemi ato qe e luajme vallen ashtu sic deshirojme.
Me shume keqardhje e them se ky festival, trashegimi shumë vejcare e kultures se paster shqipe, ka filluar të humb ngjyren e saj te vertete, kjo si arsye e asaj qe udhehiqet nga njerez të interesit për qëllime të ndryshme, të cilët me teper rendesi i kushtojne xhepit se sa festivalit.
Ne te eshte jo normale te performosh drejtepersedrejti, nuk duhet te marrish pjese sepse je strugan dhe se nuk i permbush kërkesat dhe sytë e “kryesise”.
Struganet duhet te jene te pranishem ne cdo nate te saj e jo te ndihen te huaj.
Nga njera ane ndihem pak a shume i deshperuar qe ky festival nuk u eshte besuar regjisoreve vendas-strugan, por shkohet sa me larg. Shqiptaret e kane “zakon” (per fat te keq) qe gjithmone i anashkalojne perlat qe i posedojne.
Sa krim i madh qe eshte te refuzohet te recitohet edhe një poezi mbi Komandant Strugen me gjase se skenari i sivjetshem nuk permbante recitime.
Ky eshte festivali Perle e Kultures Shqipe qe luhet ne Struge pa strugan, kendohet ne Struge pa strugan dhe vallzohet ne Struge pa strugan.
Ky eshte festivali qe i harron struganet dhe u jep fjalim te huajve, sepse politika ka depertuar ne vena te ujqerve.
Politika eshte e panevojshme te perzihet me kulturen dhe traditen sepse perkundrazi ajo do te ndryshohet cdo 4 vjet.
Ndihem jo shume i lumtur qe marre pjese ne kete festival, por nuk deshiroj te refuzoj nga ajo se nuk e kam zakon t’ua bej qefin te tjereve.
Shpresoj qe ky festival se shpejti do te merr kuptimin qe e ka patur ne fillim dhe qe e ka ne rrenjet e saj, dhe shpresoj qe do filloj te ujitet nga gjeneratat e reja dhe do filloj te lulezoj ashtu sic eshte parapar ne momentet kur eshte mbjellur.
Festivali Kenge Jeho ka nevoj per ndryshim total, udheheqesit e saj tashme kane nevoj per pushim dhe te ua hapin rrugen te tjereve.
Shpresoj qe ky Festival qe e ka shenjteruar Strugen edhe ne te ardhmen ta mbaj shenjterine e saj.
Festivali Kenge Jeho eshte thesar i cmuar i Struges andaj do ta ruajm ate me mireqenie, mund dhe sakrifice.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...