Aktuale

Thirrja nga diaspora për dalje vetëm me një kandidat shqiptar në Kërçovë

shkruan:Ilaz Kadriu, Çikago

Më 2013, në zgjedhjet e atëhershme lokale, BDI, mençurisht doli me Fatmir Deharin , si kandidat i vetëm për kryetar të komunës së Kërçovës.

Këtë mençuri e vlerësoi edhe diaspora shqiptare e Kërçovës në Evropë dhe Amerikë, dhe me veprime, politikisht të sinkronizuara shumë mirë, organizoi udhëtime masovike : tokë dhe ajër, dhe në këtë mënyrë SIGUROI fitoren historike e cila me të vërtetë ribëri HISTORI, për ta vazhduar këtë histori edhe 3 herë me rradhë. Dhe për këtë vazhdim të kësaj historie të munguar gjatë kohë, prap diaspora ka luajtur rolin vendimtar, pa harruar aspak kontributin e votuesve vendas.

Dhe tani, çka na nevojitet për të vazhduar kjo histori?

Kërçovës i duhet vetëm një kryetar, i cili do të vazhdojë historinë e fitores së madhe, dhe kjo mund të arrihet vetëm me NJË KANDIDAT !
Kandidati i dytë, dëmton kandidaturën shqiptare gjer në palcë, kurse kandidati i tretë , është dorëzim i komunës palës maqedone.

Ju lutem: votohet bardhe e zi. Sjqiptari apo Maqedoni. Pse duhet të mendohemi gjatë. Ne shqiptarët do votojmë shqiptarin, maqedonët maqedonin. Fituesi zgjidhet kryetar. Unë, si aktivist i vjetër i çështjes shqiptare e përkrah plotësisht apelin e shoqatave shqiptare në përgjithësi për daljen në garë vetëm me një kandidat shqiptar.

Ku qëndron problemi :

Subjektet politike mbajnë edhe përgjegjësinë historike nëse ky rast humbet për shkak të 2 apo 3 kandidatëve.
Liderët e Frontit dhe Vlenit, kanë OBLIGIM KOMBËTAR ti ulin 2 apo 3 kandidatët në tavolinë, të diskutojnë haptas dhe pa anime për secilin kandidat, dhe më në fund të bëjnë një gjest heroik për momentin e duhur dhe të zgjedhin një kandidat të VETËM për të siguruar vazhdimësinë historike të fitores në Kërçovë.
Unë e kuptoj që kjo punë kërkon kurajë dhe angazhim të sinqertë dhe ç’ është më shumë rëndësi : është çështje madhore kombëtare.

Për herë të çështjes kombëtare edhe kandidatët potencialë duhet të lëshojnë pe. Gjërat që kanë peshë të rëndë në bërjen e historisë, zgjidhen me kompromise.

DHE NË FUND :
Apeloj te diaspora kërçovare në Evropë dhe Amerikë OBLIGIMISHT të shkojnë në mënyrë masive në votime nëse do të dilet me NJË KANDIDAT.
Nëse dilet me 2 dhe 3 kërçovarët shqiptarë nuk kanë nevojë të shkojnë të përkrahin asnjë humbës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button