Trajneri i njohur slloven me prejardhje shqiptare Memi Becirovic, ka qenë protagonist i një incidenti të rrallë. Pamjet tregojnë se si një tifoz kinez po ofendonte një Lance Stephensonin, ish lojtarin e ligës NBA, tani pjesë e ekipit te Becirovicit dhe si gruaja e trajnerit i kërkon tifozit të ndalet. Ajo që ndodhi më pas ishte një skenë e pahijshme kur tifozi fillimisht ofendoi dhe me pas shtuy gruan e trajnerit.
Kjo mjaftoi që Becirovicit, ti “këputet filmi” dh të shkojë të përballet fizikisht me tifozin e pasjellshëm. Për fat të mirë, përleshja fizike dhe incidenti i madh u shmang, por tifozi e mori mesazhin se me gruan e Becirovicit nuk është mirë të ketë punë më këtu e tutje.