Tjetër ditë e zezë në Itali, 602 viktima nga koronavirusi — por ka një lajm të mirë

Italia regjistroi sot një ulje të rasteve të personave të infektuar në 24 orë edhe pse numri i viktimave është më i lartë se një ditë më parë.

Në 24 orë janë shënuar 602 viktima nga koronavirusi, dhe numri ka arritur sot në total në 21 067.

Ndërsa numri i rasteve pozitive me koronavirus është rritur me 2,972 më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 162,488.StrugaLajmStrugaLajm

Pacientët e shëruar janë deri më sot 37,130 e 1,695 janë shëruar në 24 orët e fundit.StrugaLajm

Në repartet e terapisë intesive vazhdon ulja e numrit të pacientëve. Sot janë 74 pacientë më pak e numri i tyre është ulur në 3,186.

Në Itali deri më sot janë kryer 1,073,689 teste.

In : Aktuale

Loading...
loading...