Aktuale

Tragjedi në Kërçovë: 17-vjeçari humb jetën në aksident me motor

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes (04 korrik 2025) në Kërçovë, ku një i ri vetëm 17-vjeç ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së motoçikletës së tij me një veturë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:26, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriq” dhe “Mirko Mileski”.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë e tipit “Audi” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga A.E. (22) nga fshati Strellc i Kërçovës, si dhe një motoçikletë e markës “Hamachi” që drejtohej nga 17-vjeçari nga Kërçova.

Siç njofton MPB, i riu ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar me urgjencë në klinikën “Nëna Terezë” në Shkup. Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet policore dhe një prokuror publik, i cili ka urdhëruar që të bëhet autopsia e trupit të viktimës për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button