Aktuale

Tragjedi në Kërçovë, ndërron jetë i riu Kushtrim Kadriu

Kërçova është tronditur sot nga një lajm i rëndë. Nxënësi i vitit të dytë, Kushtrim Kadriu, ka ndërruar jetë tragjikisht, duke lënë pas pikëllim të madh te familja, shokët dhe mbarë qyteti.
Brenda një viti, kjo gjeneratë ka humbur tashmë katër nxënës.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur kushëriri i tij, Ngadhenjim Sadiku, i cili me dhimbje shkroi:

“Ai do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona, me buzëqeshjen e sinqertë dhe shpirtin e pastër që na gëzonte çdo ditë. Lamtumirë, Kuti ynë i vogël, qofsh i parajsës.”

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button