Aktuale
Tragjedi në Maqedoni: 66-vjeçari humb jetën pasi bie në një pusetë në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Maqedoni. Një burrë 66-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një pusetë në oborrin e shtëpisë së tij.
Nga MPB bëjnë të ditur se dje në Stacionin Policor të Strumicës është raportuar se në fshatin Radiçevë, rajoni i Strumicës, është gjetur pa shenja jete K.G. (66), banor i të njëjtit fshat.
Sipas informacioneve zyrtare, viktima ka rënë aksidentalisht nga pakujdesia në pusetën që ndodhej brenda oborrit të tij, njoftuan sot nga SPB Strumicë.
Një mjek ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, ndërsa ekspertiza dhe këqyrja në vendin e ngjarjes janë kryer nga ekipet e SPB Strumicë.
Autoritetet po vazhdojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie familjare.





























