BLENDI PETROL
Aktuale

Tragjedi në Maqedoni: Çifti i humb jetën në zjarr

Një çift i moshuar humbi jetën në një zjarr që përfshiu shtëpinë e tyre në Kriva Pallankë. Trupat e dy viktimave u zbuluan pas ndërhyrjes së njësisë së zjarrfikësve.

Sipas shërbimeve kompetente, thirrja për ndihmë mbërriti pak para orës 9 të mëngjesit, duke raportuar për një zjarr në katin e një shtëpie familjare. Në operacion morën pjesë dy automjete dhe nëntë zjarrfikës.

Pas shuarjes së flakëve, u gjetën trupat e viktimave. Autoritetet kanë nisur hetimet në vendngjarje. Dyshimet e para tregojnë se zjarri mund të ketë shpërthyer rreth 4 deri në 5 orë para se të raportohej, ndoshta gjatë natës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button