Tragjedi / Rrëzohet avioni me 157 persona

Një avion i Airlines Ethiopian që udhëtonte nga Addis Abeba në Nairobi me 157 persona në bord u rrëzua sot. Mediat e huaja raportojne lajmin duke iu referuar deklarates zyrtare te bere nga vete kompania e fluturimit.

“Është konfirmuar se aksidenti ka ndodhur 08.44,”, raporton Reuters, duke iu referuarnje zedhenesi por pa i permendur emrin.
Aeroplani Boeing 737 mendohet të ketë transportuar 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Ai u ngrit në orën 08:38 nga Addis Ababa, në Etiopi, tha kompania në një deklaratë.
Nderkohe qe eshte rrëzuar pranë qytetit të Bishoftu, 62 kilometra në juglindje të kryeqytetit Addis Abeba.
“Në këtë kohë operacionet e kërkim-shpëtimit janë në zhvillim e sipër dhe ne nuk kemi informacion të konfirmuar për të mbijetuarit” tha kompania ajrore.
“Stafi i Airlines Ethiopian do të dërgohet në skenën e aksidentit dhe do të bëjë gjithshka të mundshme për të ndihmuar shërbimet e emergjencës”, shtoi ajo.
Kryeministri Abiy Ahmed ofroi “ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre”, tha zyra e tij në Twitter.