TRAGJEDIA NË BULLGARI/ AUTORITETET: SHOFERI HUMBI ORIENTIMIN, RRUGA PA SINJALE

Shkaku i përplasjes së autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku vdiqën 46 shqiptar, mund të jetë humbja e orientimit të shoferit në rrugë për shkak të mungesës së sinjaleve.  Ky është mendimi i dy ekspertëve nga Qendra Evropiane për Siguri Rrugore, Diana Rusinova dhe Krassimir Georgiev.

Dy ekspertët kanë kryer një eksperiment me një autobus të ngjashëm në itinerarin e mjetit të aksidentuar. Ata nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e aksidentit pasi rruga është ende e mbyllur mirëpo kanë thënë se gjendja e shenjave në rrugë është e keqe.StrugaLajm

Autobusi, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, u përfshi nga flakët në një autostradë, në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit.StrugaLajm

Hetimet për shkakun e zjarrit kanë nisur. Në mesin e viktimave janë gjithsej 12 fëmijë, përfshirë dy vëllezër binjakë nga 4 vjeç.Shumica e udhëtarëve ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë. Shtatë persona kanë shpëtuar dhe janë dërguar me djegie në spital. Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria kanë shpallur tri ditë zie për viktimat.

In : Aktuale

Loading...
loading...