BLENDI PETROL
Aktuale

Tragjikisht përfundoi kërkimi për Lidia-n e zhdukur, u gjet e vdekur në lumin Vardar.

Para disa ditësh, një grua u gjet në ujërat e lumit Vardar pranë fshatit Zelenikovë. Zyrtarisht, bëhet fjalë për Lidia Trajkovskën (43 vjeç) nga fshati Jurumleri i Shkupit. Trajkovska ishte zhdukur më 8 nëntor të vitit të kaluar. Atëherë, ajo ishte parë për herë të fundit në stacionin e autobusëve të fshatit. Kërkimi për të zgjati për muaj të tërë, ndërsa vëllai dhe motra e saj kërkuan edhe ndihmë ndërkombëtare për ta gjetur.

Pas muajsh kërkimesh, gruaja e zhdukur në nëntor të vitit të kaluar, për fat të keq, u gjet e vdekur. Lidia (43 vjeç) nga fshati Jurumleri i Shkupit ishte parë për herë të fundit më 8 nëntor në stacionin e autobusëve të fshatit, dhe që nga ai moment, familja nuk kishte asnjë informacion për lëvizjet e saj.

Trupi i saj i pajetë u gjet para disa ditësh në ujërat e lumit Vardar, afër fshatit Zelenikovë. Autoritetet e konfirmuan zyrtarisht se bëhej fjalë për të. Familja dhe të afërmit e Lidias kërkonin pa pushim për të, madje duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare.

Kërkimi që zgjati disa muaj përfundoi me rezultatin më të keq të mundshëm, vdekjen. Për momentin, detajet mbi shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike nuk dihen, ndërsa institucionet përkatëse po vazhdojnë hetimet.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button