Trajanov: Qeveria në rrezik me arratisjen e Mijallkovit, fajtori kryesor është Zaevi

Kryetari i Lidhjes Demokrate, Pavle Trajanov që është pjesë e koalicionit qeveritar ka theksuar se me arratisjen e ish-shefit të shërbimit sekret Qeveria është në rrezik dhe se fajtori kryesor për këtë është kryeministri Zoran Zaev.

Ai këto komente i bëri sot në emisionin “Brifingu i mëngjesit”, duke folur për arratisjen e Mijalkovit. “Me këto zhvillime është rrezikuar Qeveria, e cila në këtë situatë kushtimisht të themi është në krizë. Dhe si do të menaxhohet ky proces do të tregoj koha. Ky është një dimension. Unë duke analizuar informacionet e deritanishme që janë publikuar mendoj se kemi gabim sistemor në tërë sistemin, që nuk funksionon. Dhe për mosfunksionimin e sistemit në radhë të parë përgjegjësia bie mbi Qeverinë”, theksoi Trajanov, që është i njohur edhe si ish-ministër i brendshëm dhe figurë e mëparshme e sistemeve të sigurisë.StrugaLajm

Sipas tij, fajtor është kryeministri, për shkak se sistemi duhet të aplikohet dhe të funksionoj, edhe në kushte të krizës, por edhe në kushte të tanishme që vërtetë ngjasojnë me krizë, për shakk se është rrezikuar siguria nacionale në shtetin tonëStrugaLajm

Ai shtoi se institucionet nuk funksionojnë në mënyrë të pavarur, dhe se ato janë nën direktivat e pushtetit ekzekutiv, andaj po ndodhë që kriminelë të njohur të arratisen. LD (Lidhja Demokrate) është pjesë e koalicionit qeveritar në Qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaev. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...