Tre skenarë ka përgatitur shteti për përballje me pasojat e shkaktuara nga koronavirusi në ekonomi. Skenarët kryesorë – të përshtatshëm, të papërshtatshëm dhe më të papërshtatshëm parashikojnë rënie të të ardhurave të përgjithshme prej 20 deri në 40 për qind të buxhetit të konsoliduar lidhur me planin, gjegjësisht prej më pak se 700 milionë deri në 1,3 miliardë euro.
Tre skenarët para opinionit i prezantoi dje ministrja e Financave Nina Angellovska e cila thotë se për secilin nga tre skenarët po përgatiten edhe plane për financim dhe se është me rëndësi të jemi të përgatitur edhe për skenarin më të keq, ndërsa gjithsesi të ndërmerren masa dhe hapa përkatës që të ndodhë më e mira.
“Kryesisht, kemi tre skenarë kryesorë: të përshtatshëm, të papërshtatshëm dhe më të papërshtatshëm. Te skenari i parë – i përshtatshëm, është paraparë rënie prej 20 për qind të anës së përgjithshme të të ardhurave të buxhetit të konsoliduar lidhur me planin. Kjo do të thotë ulje të të ardhurave për rreth 700 milionë euro, gjegjësisht për për aq do të rritej deficiti dhe nevojat për financim. Te skenari i dytë – i papërshtatshëm, potencon, rënie të të ardhurave buxhetore do të arrinte rreth 30 për qind me çfarë nevojat do të rriteshin për rreth një miliard euro. Edhe te skenari i tretë – më i papërshtatshmi nëse të ardhurat bien 40 për qind, nevojat shtesë do të ishin rreth 1,3 miliardë euro, tha ministrja dhe shtoi se pagesa e të ardhurave të përgjithshme në janar ka qenë për 4,6 për qind, ndërsa në shkurt për 0,4 më e lartë në krahasim me vitin e kaluar.
Në këtë rast, sqaroi, në janar rritja e tatimeve dhe kontributeve ka qenë 10,7 për qind, derisa në shkurt për 6,1 për qind që ishin në suaza të projeksioneve për këto muaj. Lëvizjet pozitive vazhduan në gjysmën e dytë të marsit. Duke filluar nga 20 marsi, gjegjësisht kur fillojnë të ndjehen efektet e masave shëndetësore të ndërmarra për parandalim të përhapjes së koronavirusit, vërehet rënie një rënie e mprehtë e të ardhurave tatimore prej rreth 25 për qind në ditë. Kjo solli deri në rënien e të ardhurave të përgjithshme tatimore për marsin për 11 për qind në krahasim me vitit paraprak. Kjo ka të bëjë në rënien e pagesës së TVSH-së për në mars për 17 për qind, rënien e akcizës për 11 për qind, rënie te tatimi i përfitimit për 11 për qind dhe atë me pagesë parakohe të akontacionit nga kompanitë me përgjegjësi shoqërore në kontekst të ndihmës për koronavirusin.
Te të gjithë skenarët rënie më të madhe të tatimeve pritet në tremujorin e dytë prej 40 deri 65 për qind në krahasim me vitin paraprak, derisa supozimet për tremujorin e tretë dhe të katërt, sipas Angellovkës, dallohen në pajtim kur do të fillonte periudha e rikuperimit dhe stabilizimit ekonomik.RELATED POSTS
Theksoi se në janar rritja e tatimeve rritja e tatimeve dhe kontributeve është 10,7 për qind, ndërsa në shkurt 6,1 për qind në suaza të projeksioneve për këta muaj. Lëvizjet pozitive vazhduan në gjysmën e parë të marsit. Duke filluar nga 20 marsi, gjegjësisht kur fillojnë të ndjehen efektet e masave shëndetësore të ndërmarra për parandalim të përhapjes së koronavirusit, vërehet rënie një rënie e mprehtë e të ardhurave tatimore prej rreth 25 për qind në ditë. Kjo solli deri në rënien e të ardhurave të përgjithshme tatimore për marsin për 11 për qind në krahasim me vitit paraprak. Kjo ka të bëjë në rënien e pagesës së TVSH-së për në mars për 17 për qind, rënien e akcizës për 11 për qind, rënie te tatimi i përfitimit për 11 për qind dhe atë me pagesë parakohe të akontacionit nga kompanitë me përgjegjësi shoqërore në kontekst të ndihmës për koronavirusin.
Sa do të jetë deficiti i cili ishte projektuar në rreth 283 milionë euro, sipas ministres, varet nga kjo sa do të bjerë pagesa e të ardhurave.
Të gjithë skenarët parashikojnë pothuajse realizim të plotë të anës së shpenzimeve të buxhetit të paraparë në 3,9 miliardë euro, por në mënyrë të konsiderueshme do të ndryshohet struktura e anës së shpenzimeve me realokim të zërave të buxhetit me qëllim të sigurimit shtesë para së gjithash në sektorin shëndetësor, ndërsa pastaj edhe realizim të masave ekonomike për amortizim të goditjes.
Angellovska paralajmëroi se do të ketë realokim, zhvendosje dhe shkurtime të shpenzimeve joproduktive.
“Ka shpenzime shtesë që janë joproduktivë dhe do të shkurtohen, krahas uljes së pagave të funksionarëve dhe pezullimin e kompensimeve për anëtarët e këshillave drejtues dhe mbikëqyrës të cilat kanë të ardhura nga një vend tjetër”, theksoi ministrja e Financave.
Kursimi në Buxhet nga ulja e pagave të funksionarëve në vlerë minimale prej 14.500 denarë për prillin dhe majin, masë që ishte paralajmëruar pardje, do të jetë rreth 250 milionë denarë. Me masën për pezullimin e kompensimeve për anëtarët e këshillave drejtues dhe mbikëqyrës për ata persona janë në marrëdhënie pune, gjegjësisht kanë të ardhura edhe nga një vend tjetër, kursimi është 250 mijë deri 300 mijë euro në nivel mujor. (koha.mk)