Aktuale
Trenat përplasen në Gjermani, dhjetëra të lënduar
Dy trena janë përplasur këtë të martë, në qytetin e Duisburgut në Gjermani, duke lënë rreth 30 persona të lënduar, duke përfshirë dy me lëndime serioze. Një zyrtar i policisë ka deklaruar se trenat ishin përplasur me njëri-tjetrin kur po kalonin në një tunel, shkruan kp. Disa autobusë u vunë në përdorim nga autoritetet vendore, për të transportuar pasagjerët dhe për të shmangur bllokimin e trafikut. Ende nuk dihet se çka e shkaktoi aksidentin.