Aktuale

Trençevska: Pagat duhet të rriten, familjet mezi mbijetojnë muajin

Deputetja e Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Jovanka Trençevska, ka ngritur alarmin për gjendjen ekonomike të qytetarëve, duke theksuar se Qeveria nuk ka ndërmarrë masa konkrete për përballimin e rritjes së çmimeve.
Ajo bëri të ditur se grupi parlamentar është duke përgatitur paketa të reja ligjore, të cilat do të dorëzohen në Kuvend, pasi propozimet e mëparshme nuk kanë marrë mbështetjen e nevojshme.
Në fokus të debatit publik mbetet kërkesa e sindikatave për rritjen e pagës minimale në 600 euro, si dhe rritjen e pagave të tjera me nga 100 euro, çështje që ka nxitur përplasje të forta politike.
“Pagat e punëtorëve duhet të rriten. Paga minimale duhet të rritet, duhet të rriten edhe pagat e tjera. Me këto paga është e padenjë që një familje të mbijetojë muajin”, deklaroi Trençevska.
Sipas saj, ndërhyrja urgjente është e domosdoshme për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve dhe për të zbutur pasojat e krizës ekonomike.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button