Treni drejt Strugës do pres edhe disa vite-Akoma nuk ka projekt

– Ka një partneritet të përbashkët midis dy shteteve dhe do ta aktivizojmë këtë pranverë. Nëse gjithçka shkon si duhet, për pesë deri në gjashtë vjet nga tani duhet të kemi të përfunduar projektin bazë dhe të mund të ndërtohet hekurudha nga Kërçova drejt Strugës, e më pas nga Struga drejt Linit, tha Ivanovski dhe shtoi se për momentin prioritet për Shqipërinë është ndërtimi i hekurudhës drejt Malit të Zi.
Ivanovski: Kemi dëshirë për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, por nuk ka përgjigje të përshtatshme nga pala tjetër
Ministria e Transportit
Nga pala maqedonase ka dëshirë dhe po ndërmerren aktivitete konkrete për ndërtimin e hekurudhës në Korridorin 8 drejt Bullgarisë, por nuk ka përgjigje të përshtatshme nga pala tjetër, theksoi sot drejtori i Hekurudhës së Maqedonisë – Infrastruktura, Siniša Ivanovski.
Sa i përket pjesës drejt Shqipërisë, siç theksoi ai, ka gatishmëri nga të dy vendet, por pritet drejtimi nga UNESCO për pjesën pranë Liqenit të Ohrit.
– Për Korridorin 10 i japim përparësi sepse mund të sjellë përfitime më të mëdha ekonomike për shtetin, pasi e gjithë mallra nga portet greke drejt Evropës transportohet pikërisht nëpërmjet atij korridori. Në Korridorin 8 tashmë është përfunduar seksioni i parë deri në Blljakovcë, po punohet në trasenë nga Blljakovcë deri në Kriva Pallankë dhe ka progres rreth 30 për qind, ndërsa pjesa e tretë nga Kriva Pallankë deri në kufi me Bullgarinë ende është objekt diskutimi, tha Ivanovski në konferencën për shtyp në Qeveri.
Ai theksoi se në shumë takime që ka pasur me Hekurudhat e Infrastrukturës së Bullgarisë janë miratuar qëndrime se tuneli duhet të shpohet vetëm nga njëra anë dhe në nivel teknik ka një zgjidhje që i përshtatet të dyja palëve.
– Kur vjen çështja në nivel politik, duket se dëshira ekziston vetëm nga njëra anë. Ne po punojmë në terren dhe tashmë po investojmë mjete të mëdha për ta shtrirë hekurudhën deri në Bullgari, ndërsa në Bullgari, për fat të keq, për momentin nuk ka aktivitete ndërtimi. Përveç se duhet të shpojnë një tunel prej 1.5 kilometrash, duhet të ndërtojnë vetëm 500 metra hekurudhë deri në stacionin Gjueshevë. Përveç kësaj, edhe hekurudha nga Sofja deri në Gjueshevë është në gjendje të keqe. Derisa ne punojmë, dhe Bullgaria nuk ndërton asgjë dhe shmang dhjetëra ftesa që personalisht i kam dërguar për takim, mendoj se kemi një histori të pasuksesshme për të dyja palët, tha Ivanovski.
Për pjesën e hekurudhës drejt Shqipërisë ai theksoi se problemi më i madh është drejtimi që pritet nga UNESCO për Liqenin e Ohrit, për të cilën, së bashku me Shqipërinë, po përdorin një grant prej një milion eurosh për gjetjen e një zgjidhjeje teknike.
– Ka një partneritet të përbashkët midis dy shteteve dhe do ta aktivizojmë këtë pranverë. Nëse gjithçka shkon siç duhet, për pesë deri në gjashtë vjet nga tani duhet të kemi përfunduar projektin bazë dhe të mund të ndërtohet hekurudha nga Kërçova drejt Strugës, e më pas nga Struga drejt Linit, tha Ivanovski dhe shtoi se për Shqipërinë për momentin prioritet është ndërtimi i hekurudhës drejt Malit të Zi.
Hekurudha e Maqedonisë – Infrastruktura, siç tha në përgjigje të një pyetjeje, ka një raport financiar negativ vjetor, por shtoi se nuk u detyrohen mjete financiare klientëve. Humbja, theksoi ai, kryesisht vjen nga amortizimi i madh.
– Nuk kemi borxhe më shumë se 10 deri në 15 milionë denarë si Hekurudha e Maqedonisë – Infrastruktura ndaj klientëve dhe furnitorëve dhe me secilin që bashkëpunojmë, theksoi Ivanovski.