Tri gjërat që nuk duhet t’u jepni kurrë foshnjave

Nutricionistja dhe influencuesja Nicole Goncalves ka publikuar së fundmi në profilin e saj në Instagram se cilat ushqime ose pije nuk duhet t’u japim foshnjave. Nutricistja publikon shpesh këshilla për një mënyrë jetese të shëndetshme dhe që kur u bë vetë nënë, filloi të publikojë tema për të ushqyerit e foshnjave. Pikërisht në këtë publikim ajo ka shpjeguar se çfarë gjërash nuk i jep vajzës së saj dyvjeçare e që sipas saj ka rezultuar efektive.

Kokoshka. Ajo renditi kokoshkat si ushqimin e parë. Ajo ka thënë se kokoshkat nuk janë të destinuara për fëmijët nën moshën pesë vjeç.

Çokollata. Si një tjetër ushqim që ajo ka deklaruar se nuk i jep kurrë fëmijës së saj është çokollata, e kjo vlen edhe për ëmbëlsirat e tjera. Siç thotë ajo për çokollatat, përveç që përmbajnë shumë sheqer, përmbajnë edhe kafeinë, e cila nuk duhet t’u jepet fëmijëve. Si sugjerim, ajo thotë se foshnjat duhet të hanë biskota me banane ose boronica.StrugaLajm

Lëngje nga tregu. Ajo e konsideron të dëmshme edhe lëngjet që blihen çdo ditë në markete. Këto lëngje përmbajnë një sasi të madhe sheqeri dhe përveç kësaj, lëngjet njihen si ushqime pa asnjë vlerë ushqyese. Zëvendësuesit më të mirë janë padyshim uji dhe lëngjet e bëra nga frutat e shtrydhura ose të përziera.








Loading…


loading…