Tri merita që s’mund t’i mohohen nga askush Prof. Dr. Nuhi Vincës: Është profesori i pare i gjimnazit të Strugës, është poeti i pare i trevës së Strugës dhe studiuesi i pare me monografinë.

Tri merita që s’mund t’i mohohen nga askush Prof. Dr. Nuhi Vincës: Është profesori i pare i gjimnazit të Strugës, është poeti i pare i trevës së Strugës dhe studiuesi i pare me monografinë.

Nuhi Vinca është poet iluminist , folklorist, shkencëtar, bashkëpuntori i Institutit Albanologjik në Prishtinë si dhe Doajeni i letrave në këto anë.
Nuhi Vinca ka tri merita që s’mund t’i mohohen nga askush: është profesor i parë i gjimnazit të Strugës; është poeti i parë i trevës së Strugës (e ndër të parët në Maqedoni) me veprën poetike për të rritur “Dallgë Jugu”; është studiuesi i parë me monografinë shkencore për kulturën shpirtërore të regjionit të Strugës, etj.
Nuhi Vinca, i lindur në Veleshtë të Strugës (Maqedoni), ështe i njohur si pedagog, poet, studiues, përkthyes letrar, etj.
I. Si pedagog ka punuar në arsimin fillor e që nga dita e parë e hapjes së Gjimnazit të Strugës (1. IX. 1960) si profesor i parë i atij gjimnazi gjer me 21 prill 1969, kur monizmi me ideologji komuniste me ligjet despotike, ia merr të drejtën e edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja, padrejtësi kjo që përseritet edhe në vitin 1973 në Ferizaj të Kosovës. Bashkë me ndalimin apo rrëmbimin e ushtrimit të profesionit edukativo-arsimor, iu rrëmbye edhe liria e udhëtimit jasht Ish-Jugosllavisë për njëzet vjet që nga 1970 e deri më 1991 kur erdhi koha e pluralizmit politik nga Bota e Lirë e Perëndimit.
II. Nuhi Vinca njifet si poet i parë me vepër të botuar lirike për të rritur në gjithë trevën e Strugës me librin “Dallge Jugu”e cila konsiderohet një nga veprat e para shqipe për të rritur në Maqedoni. Deri më tash ka botuar mbi 20 vepra me poezi për të rritur dhe për fëmijë. Disa nga këto poezi janë prezentuar nëpër antologji e të përkthyera në anglisht, maqedonisht, frengjisht, turqisht, kroatisht. Në monizmin e njohur komunist ka patur embargo për shumë vite edhe për botim edhe për promovim.
III. Nuhi Vinca pranohet në punë në Institutin Albanologjik të Prishtinës si magjistër i shkencave filologjike me 1977 dhe punon pa ndërprere deri në pensionim. Aty boton vepra diskursive dhe artikuj studimor në revistën ”Gjurmime Albanologjike”. Më vonë mbron doktoratën e Disertacionit në Universitetin e Prishtinës me një vepër që kalon 4oo faqe studimi monografik… Boton 12 vepra diskursive të veçanta, nga të cilat tri janë monografi shkencore e tri antologji që kapin mbi 2ooo faqe studimi…Boton edhe ll2 artikuj shkencorë e eseistikë nëpër revista të ndryshme të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e në diasporë. Disa nga këta artikuj janë lexuar nëper sesione, seminare, simposiume ballkanike, kongrese folklorike ndërkombetare mbajtur në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Ish-Jugosllavi e diasporë.
IV. Ka të përkthyera romane, poema e poezi, tregime nga letërsia kroate, serbe, polake, maqedone etj. për lexuesit shqiptarë. Ështe anëtar i SHSHSH të Maqedonisë, të Kosovës dhe kryetar i Klubit të shkrimtarëve që përfshin penat e shquara të komunës së Strugës, të komunës së Veleshtës, të komunës së Ohrit dhe të Dollogozhdës.
Krijimtaria e këtij shkrimtari dhe studiuesi ka qenë objekt shqyrtimi nga ana e penave të merituara e të afirmuara të letersisë dhe të shkencës si: Akademik Rexhep Qosja, Esad Mekuli, Prof. Dr. Shefqet Pllana, Prof. Dr. Zini Sako, Dr. P. Janura, etj. Pas këtyre kane shkruar per vepren poetike te N. Vinces edhe Hasan Mekuli, Vehap Shita, Ali Podrimja, Ali Aliu, Agim Deva, Odhise Grillo, Dr. Lush Gjergji, Rifat Kukaj, Azem Shkreli, Perikli Jorgoni, etj. Per veprat më të reja botuar nga viti 2000 e këndej kanë shkruar edhe Prof. Ilaz Prokshi, Dr. Izain Murtezani, Dr. Petrit Fetahu, Dr. Lutfi Turkeshi, Kujtime Kica, P. Muça, V. Nasufi, Din Muça, etj.
Si përfundim mund të themi se Nuhi Vinca ka tri merita që s’mund t’i mohohen nga askush: është profesor i parë i gjimnazit të Strugës; është poeti i parë i trevës së Strugës (e ndër të parët në Maqedoni) me veprën poetike për të rritur “Dallgë Jugu”; është studiuesi i parë me monografinë shkencore për kulturën shpirtërore të regjionit të Strugës, etj.
Vepra të veçanta
1965:“Këngë pune e pushimi” (poezi)
1967 “Dallgë jugu” (poezi)
1971: “Vrulle lirike” (poezi) s
1972: “Një ylber për ty” (poezi)
1978: “Legjenda e peshkatarit” (poemë)
1979: “Kënga e lahutarit” (poemë)
1986: “Aty buzë liqenit” (poezi)
1989: “Sa gjuhë i di Danubi” (pozia)
1999: “Shihni si vijnë dallgët” (poezi)
2000: “Te guri i kufirit” (poezi)
2003: “Te deum laudamus” (kurorë sonetike dhe poemë për N. Terezen)
2003: “Trilogji lirike” (poezi)
2003: “Aty buzë liqenit” (poezi)
2009: “Aty buzë liqenit” (Houston, shqip dhe anglisht)
2009: “Vjersha e tregime” (prozë dhe poezi)
2011: “Çaste jetike në vargje josatanike” (poezi)
2012: “Arketipe…” (poezi)
2016: “Monologët e mërgimtarit prespan” (poezi) etj.

Vepra diskursive
1982: “Këngë të ndryshme popullore” (në pesë pjesë)
1989: “Lirika popullore shqiptare e dashurisë” (monografi)
1992: “Lirika popullore shqiptare në regjionin e Strugës” (monografi)
1996: “Mbi poetikën e folklorit shqiptar” (studime dhe artikuj)
2001: “Antologji e lirikës popullore shqiptare të dashurisë” (antologji)
2004: “Antologji e lirikës popullore shqiptare” (antologji)
2006: “Poetika e lirikës gojore strugane” (studim monografik)
2007: “Poetika e lirikës popullore shqiptare” (studim monografik)
2013: “Vështrime për krijimtarinë gojore e të shkruar” (vështrime shkencore)
2020: “Për lirikën gojore erotike si teori dhe ballkanike në veçanti” etj.StrugaLajm

Prehu në paqe Prof. Nuhi Vinca. Xheladin Muça

In : Aktuale

Loading...
loading...