Trim nuk bëhesh duke imituar filmat e Holivudit, por lind

Xhezair Shaqiri, i njohur si ish-komandant Hoxha i UÇK-së sërish ka komentuar zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Shkrimin e tij e fillon me një pyetje: A bën gabim serbët në Banjskë dhe a ishte fat i rastësishëm i Kosovës , e cila korri fitore?
“1. Serbët prej ekzistencës së tyre kur ju ndihmoi Rusia me armatin dhe politikë,morën hov të madh ndai fqinjëve të tyre, të pa mbrojtur dhe kryen masakra të tmershme ndaj popullatës civile në Ballkan dhe në vecanti ndaj shqiptarëve.
Serbët të gjitha luftërat i kanë të humbura me shtetet e me ushtri.
Tani ne Banjskë deshtën të imitonin trimërin e luftërave të UÇK-së dhe provuan t’i armatosin deri në dhemb Radoicicat për t’i bër Adem Jashara, por u pa se që në krismat e para ja mbathën.
Këta nuk e njohin trimërin e shqiptarëve, të cilët me një kallash e disa karikator i bënin ballë sulmeve të tankseve për disa muajsh apo vite.
Trim nuk bëhesh duke emituar filmat e Holivudit, por lind.
2 Sic po shihet ne incizimet që i ka bërë Kosova nga Policia, kjo të lën të kuptohet se jo rastesishtë janë blerë Dronët dhe një kohë të gjatë janë përcjell lëvizjet e grupeve terroriste serbe, natë e ditë dhe fitorja nuk është e rastësishme, por e mirë përgatitur, ku asnjë civil serb nuk u dëmtua.
Të lumtë Kosovë.
Serbët vendas ndihmohen me pako ushqimore e terroristët u pritën sic e merituan”, ka shkruar Xhezai Shaqiri. 

In : Aktuale

Loading...
loading...