Trimat e DUI-t, në rresht gatitu për Stevon president!

Medai Shaholli

Mbrëmë trimat e DUI-t kanë mbajtur tubimin e fundit për ta promovuar Stevo Pendarovskin si president i ardhshëm i ”dërzhavës” NMK.

Lideri i integristëve Ali Ahmei i ka bërë thirrje shqiptarëve ta votojnë më 5 maj, Pendarovskin president si zgjedhja më e mirë për në integrimet europiane.
Sipas Ahmetit të integristëve vota kundër Stevos do të thotë kthim prapa dhe rreshtim nga Rusia.
Këto thirrje bajate për votat pro Pendarovskit janë shenjë e servilizmit dhe e përuljes të një subjekti politik karshi një subjekti që udhëheq koalicionin qeveritar.

Qëndrimi i Ali Ahmetit dhe DUI-t, pro kandidtit titist pa asnjë kusht, janë vazhdim i politikës vasale ndaj cilitdo pushtet të bllokut sllav.
Gënjeshtra me kthimin gogolin rus në vend, nëse votohet Gordana janë blofe që u bëhen vetëm një populli dele sepse rusët tashmë janë aty në zyrat e Zajkos, i cili konsultohet me nënën Rusi sa herë duhet të marrë vendime.
Rusët nuk janë larguar nga NMK, ata vazhdojnë të qëndrojnë të kamufluar në jo vetëm në mesin komitëve por edhe në kampin titist.

Rruga europiane dhe inkuadrimi i NMK në këto integrime, nuk janë të sinqerta pasi ato kanë pretendime të dyfishta që synojnë anëtarësimin por dhe infiltrimin e agjentëve rusë në strukturat euroatlantike përmes emisarëve të tyre brenda SDSM-së dhe komitëve të VMRO-s (pse jo dhe të tradhtarëve shqiptarë).

Siljanovska është njëlloj antishqiptare si Stevo, të dy ata janë pjesë e një fotokopje e të së njëjtës foto.

Të dy bashkë ata përmbajnë dhe transetojnë energji të shovenizmi dhe të antishqiptarizmit, ku dje kryministri Zajko, i dha ders politik guakut të DUI-t, se në Ohër me valvitjen e flamurit shqiptar është shkelur ligji.
Kjo është fytyra e vërtet e shovinizmit sllav ndaj shqiptarëve, por që DUI për shkak të interesave të pushtetit na paraqet njërin pro europian dhe tjetrën proruse, që në realitet janë pjesë e të njëjtës shkollë të shovinizmit dhe antishqiptarizmit.

Ng ana e saj edhe opozita shqiptare u dorëzua para kësaj politike dhe kërkoi që elektorati i tyre të vendos vetë, një fakt që tregon shumë që dalja me kandidatin e pavarur Reka, ishte taktikë dhe loja e tyre për faktorizim.
Ish kandidati Blerim Reka, tashmë i plandosur nga gara e para dy javëve e nxorri kokën nga bataku i pavrësisë dhe kërkoi të votojmë për BE dhe NATO, me të cilin thotë se është Stevua si rruga jonë e përbashkët.
Por, jo më larg se dje kjo politikë pro europine tregoi se nuk është europine ku, kryeministri Zaev, dëshmoi se liria dhe demokracia për shqiptarët është e kufizuar vetëm brenda oborrit shtëpiak, se jashtë saj çdo gjë i takon shtetit dhe ai të dënon kur e shkel ligjin e saj, siç ishte flamuri mbi kalanë e Ohrit.

Ky Stevua që na sugjeron ti z.Reka nuk është pro europian por një pasardhës i politikës shovinite dhe antishqiptare të Gligorovit dhe Cërvenkovskit.
Bojkoti është për gjëja më e mirë që i nxjerr shqiptarët të larë nga pazaret e ndyra të politikës sllave me liderët shqiptarë.
Bojkoti tregon dinjitet dhe krenari në këtë rast se pa votën shqiptare nuk mund të zgjidhet preidenti.
Nuk ka pse të votojmë as për njërin e as për tjetrin, pasi të dy kandidatët janë antishiptarë dhe përfaqësojnë ato subjekte politike që nuk kanë kërkuar falje shqiptarëve për krime dhe persekutime sistematike ndaj shqiptarëve që nga 1945 e deri më sot.

Ndaj, këta të dy kandidatët të bllokut sllav nuk meritojnë votën shqiptare edhe kur na paraqesin njërin si engjëll dhe tjetrin si djall, që në fakt të dy janë djaj të pansllavizmit të mbushur brenda me shovinizëm kundër shqiptarëve.


Loading...
loading...