Aktuale
Tronditëse në Shkup: Nënë me fëmijë hidhen nga ballkoni i një ndërtese në Karposh

Ekipet e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar urgjentisht në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut për mediumin A1on konfirmuan se rreth orës 14:15 në SVR Shkup është raportuar se nga ballkoni i një ndërtese në lagjen Karposh të Shkupit është hedhur një nënë së bashku me fëmijën e saj.
Identiteti i viktimave për momentin nuk bëhet i ditur, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet hetimore të policisë dhe prokurorisë, të cilat po kryejnë këqyrjen për zbardhjen e plotë të rastit.





























