Tronditëse/ Qëlloi me armë mbi Noizyn para disa vitesh, Albert Krasniqi vritet nga babai i tij në qendër të Prishtinës

Rreth orës 17:00 të pasdites së sotme një vrasje ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Pasi policia ka marrë njoftimin për të shtënat e raportuara, është nisur me urgjencë në vendngjarje, ku ka arrestuar një person si të dyshuar dhe është konfiskuar një armë e cila mendohet të jetë arma e  perdorur në vrasje.

Sipas mediave kosovare viktima është personazhi i njohur i shoëbizit Albert Krasniqi dhe personi që e ka qëlluar mbi të është babai i tij, Skënder Krasniqi, një ish luftëtar i UÇK-së.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe policia e Kosovës e cila ka bërë me dije ngjarjen e rëndë por nuk ka konfirmuar ende identitetin e viktimës.

Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.

Aktualisht jemi ne fazen  fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​”, konfirmon policia.StrugaLajm

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Kujtojmë se Krasniqi është arrestuar disa vite më parë si i përfshirë në konfliktin mes grupeve rivale të Hip Popit ‘OTR’ dhe ‘Babastars’, ku gjatë një përleshjeje fizike në Prishtinë ai qëlloi me armë mbi këngëtarin e njohur Noizy.

Motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmen të njohur në Kosovë.

In : Aktuale

Loading...
loading...