Tronditet Maqedonia: 40 vjeçari e pret me sëpatë bashkëshorten , pastaj vetvritet
Më datë 30.10.2018 në ora 20,20 në stacionin policor në Radovish, nga Shtëpia e shëndetit në këtë qytet, kanë denoncuar se te ata është sjellë I.D. (63) nga Radovishi me lëndime të rënda trupore, për çka është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Pas masave të ndërmarra, është vërtetuar se rreth orës 20 në rrugën ‘Kallauzliska’ në Radovish në shtëpinë e I.D. ka ardhur Sh.H. (40), me të cilin paraprakisht ka jetuar në bashkësi jashtëmartesore. Pas zënkës verbale, Sh.H. fizikisht e ka sulmuar dhe me sëpatë i ka shkaktuar lëndime, pastaj e ka lëshuar vendin e ngjarjes, shkruan Gazeta Lajm. Një ditë më pas (31.10.2018) rreth orës 14,00 në stacionin policor në Radovish, një person nga fshati Kallauzli ka njoftuar se në atarin e fshatit Raklish, te vendi i quajtur “Mërshin Doll” është gjetur trupi i Sh.H. (40) nga Radovishi, kurse pas kontrollit të kryer është konstatuar vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes janë kryer hetime, kurse trupi është dorëzuar për obduksion.