Aktuale

Trup i pajetë gjendet në ujërat e Liqenit të Ohrit – hetimet vazhdojnë

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme, rreth orës 14:00, në ujërat e Liqenit të Ohrit, përballë plazhit të Kënetës së Qytetit në Ohër.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, i cili theksoi se në trupin e pajetë nuk janë vërejtur shenja dhune.

Zona është siguruar nga policia dhe janë duke u zhvilluar hetime për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes tragjike dhe rrethanat që çuan deri te ajo. Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i Ndihmës së Shpejtë, i cili vetëm ka konstatuar vdekjen.(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button