Aktuale
Turistët në Maqedoni, këtë vit erdhën më shumë dhe sollën më shumë para!
Agjencia për promovim dhe ndihmë të turizmit informon se Maqedoninë këtë vit e vizituan 1.2 milionë turist dhe sollën fitim prej 24 milionë denarë, transmeton Koha.
Nga muaji janar janë regjistruar 433 mijë turistë, çka është rritje për 16.4 për qind më shumë nga viti i kaluar.
Krejt kjo tregon rritjen e interesit të mysafirëve për Maqedoninë si destinacion turistik.
Nga Agjencia tregojnë se për rritjen e numrit të turistëve të huaj në vend ka ndikuar edhe aktiviteti i promovimit të ofertës turistike në disa mediume në Slloveni, Serbi, Kroaci, Shqipëri, Kosovë, Turqi, Poloni, Rumani, Estoni, Suedi, Izrael dhe Bullgari.