Aktuale
Turisti përplas një pensionist nga Ohri
Drejtuesi i një “Mercedes”-i nga Serbia, dje në Ohër ka përplasur një 70-vjeçar banor të qytetit, i cili ndodhet në spital me lëndime të rënda, njoftoi MPB.
Më 08.06.2025, rreth orës 18:20, në SPB Ohër është raportuar se në bulevardin “Turistike” në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku midis një veture të tipit “Mercedes” me targa të Serbisë, e drejtuar nga D.S. (48) nga Republika e Serbisë dhe një biçiklete e drejtuar nga E.I. (70) nga Ohri. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër. Është kryer këqyrje në vendngjarje nga një ekip i SPB Ohër – thuhet në buletinin policor.