Turneun e struganëve të Amerikës e fiton “Kosova”

New Jersey: Turneu i 11-të i Futbollit të vogël, “Vllaznimi Soccer Tournament” 2019

Nga New Jersey Beqir SINA

« Skendërbeu » i Kosovës ekipi fitues i edicionit të 11- të, me trainer Bujar Gjata, fitues për të tretën herë i kupës së turneut Vllaznimi Soccer Tournament në New Jersey

WAYNE NJ : Turneu i Futbollit të Vogël në salla të mbyllyra, gara mes ekipeve vetëm shqiptare, për zonën e ashtuquajtur të “Tri-Shtetshit”, zhvilloi turneun e tij të 11-të tradicional.

“Vllaznimi Soccer Tournament” u mbajt dje (25 Dhjetor), për 12 orë nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 9 të mbrëmjes, në dy sallat e kompleksit sportiv “Turf City”, në qytetin Wayne të New Jerseyt.

Ky aktivitet që është njëhereshit edhe ngjarja më e madhe sportive e vitit në diasporën shqiptare në SHBA, organizohet nën kujdesin e Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane me seli në Riverdale NJ, dhe Klubi i Futbollistik “Vllaznimi” nga Struga në Amerikë që janë edhe themeluesit e këtij turneu.

Këtë vit morën pjesë më shumë se 100 futbollist( 24 ekipe), të cilët përfaqësojnë sipas emrave te ekipeve edhe vendlindjen e tyre – pra vendorigjinën e këtyre futbollistive, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës si dhe bizneset shqiptare.

Aktiviteti tradicional i futbollit ka siguruar vëmendjen dhe mbështetjen e ekipeve pjesëmarrëse, sportdashësve të shumtë shqiptarë, të cilët kanë lavdëruar organizatorët për veprimtarinë më të mëdhe sportive të vitit në komunitetin shqiptar.

Këtë vit për suksesin e turneut u kujdes Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane me kryetar të turneut Pajazit Mena dhe mbêshtetur nga kryetari i qendres Burim Zhuta, të cilët së bashku me stafin vullnetar sollën një turne të bukur dhe atmosfer festive.

Ceremonia e hapjes së turneut “Vllaznimi Soccer Tournament”, ka nisur simbas traditës me dy përshëndetje atë të kryetarit të turneut dhe kryetarit të kësaj qendre .

Ndërsa me intonimin e hymneve kombëtare të të dy vendeve SHBA, dhe Shqipërisë u shënua edhe hapja zyrtare e turneut « Vllaznimi Soccer Tournament » 2019.

Fjalën e hapjes së këtij turneu, e mbajti Pajazit Mena, i cili mbasi u uroi mirëseradhjen ekipeve pjesëmarrëse, tha se :”Sot me krenari shênojmë vitin e 11-të, me rradhë të këtij turneu futbollistik, duke bërë bashkë çdo fund viti shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trojet tona etnike, dhe duke e kthyer në festë gjithë shqiptare këtë turne“.

Ndërsa si kryetar për të tretën herë i këtij turneu duke ftuar ekipet për një garë “Fair play”, Mena, tha se “Ftojë të gjithë ekipet pjesëmarrëse, që të luajmë futboll dhe të festojmë së bashku në mënyrë vëllazërore ashtu si na ka hije dhe e kemi traditë ne si shqiptarë, se në fund të fundit të gjithë ne do të dalim të fituar, të gjithë do të jemi kampionë “.

Ndërkohë, duke shpallur të hapur, këtë turne kryetari Qendrës Kulturore Riverdale New Jersey zoti Burim Zhuta, në fjalën e tij theksojë se të tilla aktivitete për zhvillimin e jetës sportive të të gjithë komunitetit shqiptar, gjithmon do të mbeten si mjaft të rëndësishme në jetën komunitare, të gjithë komunitetit shqiptar « Ku qendra jonë për njëmbëdhjet vjet me radhë si organizatore, patjetër së bashku me ndihmën dhe kontributin e komuniteteve të tjera shqiptare, e kemi bërë këtë turne çdo fund viti si një fest gjithë shqiptare për kominitetin tonë zonën e Tri-Shtetshit- Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e ri » tha Zhuta.

Siç dihet kjo veprimtari e madhe sportive, është mbështetur financiarisht edhe nga vet ekipet pjesëmarrëse, të cilat mundësojn me përzgjedhjen dhe organizimin e ndeshjeve që mbahen në kompleksin sportiv “Turf City » në Wayne NJ, kundrejt një pagese.

Sherifi Lirim Kaba, nga uniformat blu të Nju Xhersit, së bashku me koleg shqiptar e amerikan nga NJPD – mbetet një nga figurat më të dashura për ekipet pjesëmarrëse, publikun e turneut “Vllaznimi Soccer Tournament”, duke dhënë si gjithmonë kontributin e tij në mbarvajtjen e këtij turneut, ashtu si dhe të aktiviteteve të tjera të shqiptarëve të Amerikës.StrugaLajm

Edhe këtë turne në pushim, nuk ka munguar ai spektakli muzikor, me këngët e vallet kuq e zi, kostumet e bukura folklorike shqiptare

Gonxhe Meta beri prezantimin e tyre ndërsa në fushën e blert dokën jo vetëm nga ngjyrat me simbolet tona të flamurit i japin ngjyrë kombëtare, kuq e zi turneut futbollistik “Vllaznimi Soccer Tournament” por edhe me veshjet folklorike të Grupit të valleve të vajzave nga QKSHA me performancën e shkëqyeshme që fituan edhe duarttokitje të shumta nga të gjithë të pranshmit.

Në pushim të ketij aktiviteti gjithashtu u zhvillua ndeshja tashmë tradicionale mes futbollistëve të grupmoshave të reja, nga Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane në Riverdale NJ – të cilët me lojën e tyre entuziazmuan qindra shikues në sallë dhe fituan edhe ata duartrokitjet e merituara.

Turniri i 11-të tradicional kësaj radhe u zhvillua mes 24 ekipeve të ndarë në 6të grupe me nga katër skuadra secli grup, ndersa ndeshjet mes tyre u lajtën në të njëjtin kompleks sportiv në dy fusha futbolli, përkatësisht fusha A- dhe fusha B-, ku u percaktuan dhe 16 skuadrat qe garuan per me tej.

Skuadrat pjesëmarrëse të turneut 2019 Vllaznimi Tournament :

Grupi A

Vllaznimi
Friendly Cafe
Kosova
Veleshta

Grupi BStrugaLajm

Ulqini
Malësia
KF Gjakova
FC Sanxhaku

Grupi C

Kraja
Dervishi Bosna
Koha
FC United

Grupi D

Kelmendi
Dugagjini
Rumija
FC Future

Grupi E

Dollogozhda
FC Prishtina
Good Guy Vapes
Veleshta 2

Grupi F

Skëndërbeu
Ana e Malit
Kraja 2
Kelmendi SHP

Simbas rregullores çdo skuadër është e garantuar të luaj minimumi 3 ndeshje – në gupet përkatëse ku më pas skuadrat luajn me sistem eleminimi dhe skuadrat më të mira kualifikohen për lojëra shtesë shtesë të eliminimit.

Lojërat në grupe janë të përcaktuara nga 15 minuta me matjen me orën tabelës elektronike, e cila shënon vetëm lojën me topin në fushë – duke mos llogaritur ndërprerjet që ndodhin gjatë ndeshjeve – ku në çdo rast ora e tabelës elektronike ndalet.

Dy skuadrat që arrijnë të kualifikohen të parat në turin e parë,nga çdo grup me gjashtë ekipe luajtën më pasë në mes tyre me eleminim po me nga 15 minuta për çdo lojë.

Ndërsa në fund u zvilluan 4 takime në Gjysmë-finale dhe dy në Çerek-finale, dhe një takim Final.

Në Quarter– finals u takuan 8 ekipe, të cilat u ndeshën në mes tyre, po me sistem eleminimi në bazë rendtijes : Dollogozhda vs. Vllaznimi – Kelmendi vs. Sanxhaku – Skêndërbeu vs. FC Future dhe Kosova vs. Kraja.

Në Semi – finals u ballafaquan ekipet Kelmendi me Dollogozhdën dhe Kosova me Skëndërbeun. Ndërsa, në finale luajtën Skëndërbeu me Kelmendin, dhe mbas 20 minutave me rezultatin 2 : 0 Skëndërbeu u bë fitues i këtij turneu.

Ekipi, nga Kosova, “Skëndërbeu”, me trainer Bujar Gjata e cila mban emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergjë Kastriotit Skëndërbeut, është fitues i këtij turnerit të 11të tradicional i Futbollit të Vogël “Vllaznimi Soccer Tournament” në salla të mbyllyra, si skuadra më cilësore e cila në përbërje të saj shquhet me disa futbollista të talentuar,që luajnë edhe në ligën e parë të Kosovës si Ilirjan Gjata i Llapit.

Ekipi që zuri vendin e dytë Kelmendi, edhe ai ka një paraqitje mjaft të mirë në këtë turne . Djemt e Kelmendit janë të dalluar për lojen e tyre rezultative, shpirtin e garës dhe si një ekip i disiplinuar duke marrë medalje dhe kupën e vendit të dytë.

Futbollistët e të dyja ekipeve, u nderuan me kupat e turnirit:

Futbollisti dhe golashënuesi më i mirë u shpallë futbollisti i Dollogozhdës Krenar Halimi duke marrë kupën, të cilën ia dorzojë Gonxhe Meta. Ndërkohë , që kupën portieri më i mirë i Turneut 2017, e mori portieri i ekipit fitues „Skëndërbeut“ Andi Daçiqi.

Fitues i Kupes Vllaznimi Tournament 2019 ekipi, nga Kosova, “Skëndërbeu”, me trainer Bujar Gjata ( Martin Dadaj,Ilirian Gjata, Albin Mazdrekaj, Leutrim Saiti, Bashkim Saiti, Dardan Berisha, Skyfter Haxhaj, Esad Mackic, Albin Mazdrekaj, Zekail Gazaferi, Andi Daçiqi (Goali), Dion Ahmetaj (15 Years old Future Pro), Ermin Mackic (14 Years old).

Ky turne u filmua dhe u transmetua live në rrjetin social Facebook, nga studio që ka eskluvitetin “ARITON – Photography & Videography Company” me basë në New Jersey.

https://www.facebook.com/beqir.sina/media_set?set=a.2911389105592657&type=3
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...