TV21:“Mbytje masive e qenve në Strugë”, alarmojnë nga Anima Mundi

Nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve, Anima Mundi thonë se një person ka mbytur disa qenë endacak në Strugë, përcjell TV21. Nga kjo shoqatë kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të gjendet autori dhe të zbardhet rasti në fjalë.StrugaLajm

“Një maniak, një person që nuk mund të quhet njeri, i inkurajuar nga institucionet jofunksionale dhe prishja e sistemit në këtë vend, ka vendosur mëngjesin e sotëm t’u marrë jetën me pushkë dhjetëra kafshëve shtëpiake të lagjeve dhe shtëpive. Ai gjakftohtësisht derdhi gjakun e tyre të pafajshëm nëpër rrugët e Strugës. Apelojmë tek institucionet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet MENJËHERË, në mënyrë që autori të gjendet dhe të përgjigjet penalisht për këtë vrasje masive! Askush nuk ka të drejtë t’i marrë jetën dikujt, askush nuk ka të drejtë të derdhë gjak të pafajshëm me armë në dorë, të vrasë pa mëshirë dhe të mbetet i pandëshkuar”, thonë nga Anima Mundi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...