U MBAJT FESTIVALI I SHTATË I SHKOLLAVE SHQIPE NË AMERIKË
Bexhet Asani
Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane “Struga” në Riverdell të Nju Xherzit më 9 nëntor 2024 organizoi Festaivalin e 7 të Shkollave Shqipe të Nju Xherzit dhe të Nju Jorkut. Festivali u mbajt në përkujdesjen e kryetarit Sinan Alimi dhe Kryesisë së Qendrës. Me përgatijet e Festivalit të Shtatë të këngëve dhe valleve popullore kryesisht u mor Nafi Sllatina Përgjegjës i Aktiviteteve të Lira dhe ndihmësja e tij Arta Alimi, punë kjo sa e mundimshme po aq edhe fisnike. Ditën e Festivalit u angazhuan me tërë qenien etyre si: Jeton Abduramani nënkryetar i Qendrës, Gonxhe Meta përgjegjëse e Arsimit, Koreografi i pasionuar Xhemal Bekteshi dhe Mirela Sirjani, Shkëlqim Toska, Festim Mamudi, Fatime Mante, Nafis Vlashi. Festivalin e shoqëroi me muzikë të gjallë Grupi “X3” kompozitori Faton Krasniqi, Fadil Sahatçiu dhe klarinetisti Nehat Curri. Në festival mori pjesë përfaqësuesi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Nju Jork z. Fatmir Zajmi.
Festivalin e 7 -të të Shkollave Shqipe e Moderoi gazetari Faton Arifi i cili me këtë rast tha:
“Të nderuar motra dhe vëllezër, artistë, mësues, zyratarë të Konsullatës së Kosovës, mirë se keni ardhur në edicionin e shtatë me radhë të “Festivali i Shkollave Shqipe” ngjarje kjo e organizuar në kujdesin e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork që zhvillohet në formatin me rrotacion ku organizimi kalon çdo vit shkollës së radhës ndërsa privilegjin këtë vit e ka QKSHA-STRUGA.
Historia e popullit shqiptar për më shumë se 2 mijë vite është shkruar me gjak dhe është trashëguar ndër breza përmes traditave, kulturës e folklorit. Vetë ky organizim dhe prezenca juaj këtu, është një akt patriotik, sepse të gjithë ju keni sakrifikuar sonte për të ngultur në mëndjet dhe zemrat e fëmujëve tuaj, vallet e këngët shqipe.
Ne të gjithë këtu nga gjitha trojet etnike sonte mund të kemi shumë gjëra të ndryshme, por kemi një të përbashkët, Gjakun!
Ne kemi flamurin kuq e zi të Skenderbeut i cili na frymëzon dhe motivon me shekuj!
Ju uroj mbrëmje të këndshme në këtë sallë të stoliaur kaq bukimur nga djem e vajza të veshura kuq e zi.
Si zakonisht edhe kjo ngjarje e rëndësishme kulturore fillon me Intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe amerikan!”
Në fjalën e tij përshëndetëse, në emër të Qendrës Kulturore Shqiptaro – Amerikane “Struga” z. Nafi Sllatina midis tjerash tha:
“Të nderuar motra dhe vëllezër! Të nderuar valltare e valltarë! Të nderuar këngëtare e këngëtarë! Të nderuar artistë! I nderuar përfaqësues i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Nju Jork z. Fatmir Zajmi! Të nderuar të gjithë ju dashamirës të këngëve dhe valleve tona popullore në veçanti dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi!
Kam nderin dhe kënaqësinë që si Përgjegjës i Aktiviteteve të Lira në Qendrën Kulturore Shqiptaro – Amerikane “Struga” t’ u uroj: Mirë se na keni ardhur në Festivalin e 7-të, të Shkollave Shqipe! Këtë vit e kemi pasur për nder, ne si Qendër Kulturore Shqiptaro ta organizonim Festivalin e Shtatë të Shkollave Shqipe këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ta përgatitnim këtë Aktivitet Kulturor Kombëtar kaq të rëndësishëm këtu në diasporë. Dihet tanimë historikisht se populli ynë ka mbijetuar nëpërmjet të grykës së pushkës dhe ka ruajtur traditat e zakonet tona të lashta nëpërmjet artit e kulturës popullore, prandaj edhe ky Festival është i një rëndësie të veçantë këtu në diasporë sepse ka të bëjë me ruajtjen e identitetit gjuhësor, etnografik e kulturor. Thjesht, ka të bëjë me mbijetesën e fëmijëve tanë nga dhëmbi i asimilimit. Përmes këngëve fëmijët mësojnë fjalë shqipe, përmes teshave mësojnë se cilat janë veshjet tona popullore etj. Puna jonë vetmohuese le të jetë një gur, thënë në mënyrë simbolike, në kullën e madhe të qëndresës që po e ndërton diaspora përmes Qendrave Kulturore dhe Shkollave kudo në Amerikë.
Ju uroj argëtim të këndshëm në këtë ambient kaq të mrekullueshëm me vajza e djem të stolisur me kostumet tona të larmishme popullore!
Zoti ju bekoftë të gjithve!”
Moderatori Faton Arifi më pas e nderoi përfaqësuesin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Nju Jork z. Fatmir Zajmin I cili iu drejtua të pranishmëve:
“Ju përshëndes të gjithve! Faleminderit për ftesën! Organizatorëve për kontributin e madh! Prindërve e nxënësve për performancë! Do të jem shumë i shkurtë, në këtë rast tuj i dit rrethanat, me fillu programin, nuk do ta zgjasim edhe ne. Të nderuar organizatorë! Zoti kryetar, zëvendëskryetar Abduramani! Të nderuar pjesëmarrës dhe bashkombas! Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, në Nju Jork, të marr pjesë në këtë Festival të organizuar nga Qendra juaj me të cilën ne bashkëpunojmë me vite të tërë, po ashtu pjesëmarrës tjerë dhe kontribues janë Shoqata Shqiptare “Skënderbeu”, “Mëso Shqip”, Shkolla “Dy gjuhësore”, “Fëmijët e shqipes! Soqata “Rugova”.
Shfrytëzoj rastin që në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës t’ ju përgëzoj për kontributin dhe pjesëmarrjen në këtë Festival të nxënësve që ka për qëllim ruajtjen dhe afirmimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar të brezave të rinj, të komunitetit tonë, këtu në SHBA. Konsullata e Përgjithshme menjëherë pas themelimit në vitin 2010, ka pasur me Shoqatën tuaj dhe pjesëmarrja, mbështetja jonë sot këtu është vazhdimësi e iniciativës sonë që e kemi dhënë vite më herët. Në këtë drejtim vlerësoj punën si dhe përkushtimin e prindërve sidomos e të nxënësve të mos flasim për punën kontributin dhe ruajtjen e këtyre vlerave kombëtare. Zoti I bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Amerikën! Faleminderit!”
Në Festivalin e Shtatë të Shkollave Shqipe morën pjesë këto shkolla nga Nju Xherzi dhe nga Nju Jorku: Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane “Struga” , Ansambli “Rugova”, Shkolla Mëso shqip “Barbana”, Shkolla Fëmijët e shqiponjës (Children of the Eagle), Shkolla “Skënderbeu”, dhe Shkolla “Nora e Kelmendit”. Në Festival morën pjesë mbi 400 nxënës e spektatorë. Festivali ishte një begati dhe kaloi në një atmosferë festive në prag të Festave të Nëntorit.
Mirëutakofshim në Festivale të tjerë!
Nju Xherzi, më
9 nëntor 2024