U nda me Shpëtim Saraçin, Mira Konçi reagon për herë të parë

Ditët e fundit në media Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi kanë qenë në vëmendje të madhe, për shkak të lajmeve se çifti i ka dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare.

Shpëtimi nuk ka reaguar pas këtyre lajmeve ndërsa Mira ka reaguar duke postuar në Instagram foto e video ku shfaqet në formë të përkryer, aq sa edhe ndjekësit ia vënë në pah këtë.

Lajmi i ndarjes u bë në fillim të këtij muaji, mirëpo arsyet nuk janë bërë ende të ditura.

Çifti u shpërngulën para katër vitesh në SHBA bashkë me familjen e tyre.

Mira dhe vajza e tyre vazhdojnë të jenë atje, por Saraçi është kthyer në Shqipëri, ndërsa nuk dihet ku po qëndron i biri.

Për më tepër dyshja nuk ndiqen më as në rrjete sociale dhe kanë fshirë çdo foto të përbashkët.


Loading...
loading...