“U sqaruam pas ndeshjes”, Alioski sqaron gjithçka: Arnautoviç erdhi në dhomën tonë dhe më dha dorën

Shpërthimi në fyerje i Marko Arnautoviç kundrejt Ezgjan Alioskit pas golit të shënuar në ndeshjen e djeshme ka prodhuar një bujë mediatike. Futbollisti me origjinë serbe ka kërkuar falje për verpimin e bërë dhe kërkon ta lërë në të shkuarën atë moment. Ndëkrohë sot ka ardhur edhe reagimi i Ezgjan Alioskit, i cili sqaron gjithçka ndodhi për mikrofonin e “Supersport”.

“Në ndeshje të tilla është normale që lojtarët të përjetojnë tension dhe të dalin nga kontrolli, por më e bukura është kur në fund sqarohet gjithçka dhe pajtohesh. Unë me Arnautoviç folëm pas ndeshjes dhe u sqaruam, pasi më kërkoi ndjesë dhe erdhi edhe në dhomën tonë e më dha dorën, duke u treguar shumë fair. Nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë, pasi po festonin tifozët, por folëm në gjermanisht pas ndeshjes dhe u pajtuam pas ndeshjes. Është diçka që ndodh, pasi në ndeshje të kapin emocionet në ndeshje, por më e mira është kur sqarohet gjithçka”, sqaron Ezgjan Alioski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...