Udhëpërshkrim nga Elda Dauti:Që nga Struga në Stamboll

Udhëpërshkrim nga Elda Dauti

Braktisa zemrën në rrugicat e Stambollit…

Rrotat e automjetit, rrokulliseshin pa ndalim, qe nga Struga, ne Athinë, dhe qe atje ne Stamboll.
Plot ngjyra hasën sytë tanë pikërisht në një nga rrugicat më madhështore, qendër e së cilës, Kulla e Gallatës tërhoqi vëmendjen tonë. Kjo rrugicë degëzohej në shumë të tjera rrugica, të cilat karakterisitike kanë rrugët kodrinore, me gurë dhe plotë e përplotë me mace pranë pragjeve të shtëpive dhe shitoreve.
Që aty Stambolli na tërhoqi në një tjetër lagje kaq përallore, antike, qendër kulture dhe e modës, një nga pikat më moderne të qytetit… Taksimi ishte kaq i bukur. Njerëz kudo përreth, kafene rretheqark, plot shitore, të reja e të rinj, dhe më e veçanta treni i kuqërremtë që kalonte mes kësaj rrëmuje melodioze.
Muzgu i hënës na gjeti pranë shoqërisë së njëri- tjetrit. Në një atmosferë të bukur festive, muzik në sfond, plot vallëzime dhe hare, pas së cilës, të gjithë e dinim mirë se na priste një mëngjes i ngrohtë Stambolli…
Ndihej aroma e ngrohtë e kafesë turke, bakllavaja, dhe herë-herë mund të kuptoja fjalë si gyzel-gyzel.
O zot cfarë të shohësh më parë! Gjatë vizitës së xhamisë Aja Sofija, sytë n’a vezullonin nga të gjitha anët. Historiku i saj, tregimet e lashta që patëm dëgjuar për të, tashmë para nesh. Xhamitë e ndërtuara, kaq bukur, dhe të gjithë që vizitonin dhe i shihnin plotë kureshtje. Kaq shumë xhami që kishte, kaq shumë për të parë e për të vizituar, e plot njerëz që donin të shihnin dhe i tërhiqte kureshtja.
Kurse ne sëbashku, u përcollem në një nga pjesët më të lashta të atij vendi, “Kapali Carsi” , një nga qendrat tregtare më të vjetra, dhe më të mëdha, poashtu jo si të tjerat, por në ambient të hapur. Kjo çarshi, ishte kaq e rrëmujshme, e madhe, pothuajse gjigande, e pamundur për ta mësuar, e për të ditur secilin cep të sajin.. Nga jasht mund të dukej e qetë, por brënda mureve të saj, ishte një botë më vete. Kaq shumë tregtarë, kaq shumë blerës, plot amviseri, bizhuteri, rroba, e shumë të tjera, të tërhiqnin shikimin. Gjëra të rralla, karakterisitke te vendit, plot ngjyra e ndriçim…
Ditën tjetër vizituam dhe “Pierre Loti-n”. Pamja ishte mbresëlënëse. Stambolli me t’vërtetë se i ka të gjitha.. ka kulturën, ka detin, ka rrugët e mëdha, dhe mbi të gjitha mikpritjen. Nuk lamë pa lundruar as në dallgët e Detit të Zi, të Stambollit. Gjatë një udhëtimi me anije, përjetuam njëkohësisht rrymën e dallgëve dhe një atmosferë kaq të bukur, me të qeshura, vallëzim, muzikë…
Kisha dëgjuar për ajrin e ngrohtë të netëve të Stambollit, por është ndryshe kur i përjeton ato. Nën urën e Bosforit, plot drita të ndezura, rreth bregut të detit, ku rrihnin dallgët e forta, ne ishim duke shijuar të gjitha që na rrethonin. Nata jonë e fundit, duke ruajtur në memorien tonë secilin detaj, secilin moment, çdo cep te asaj përralle qe vizituam sëbashku. Dhe tashmë, hëna me ndriçimin e saj, dukej se jo për gjatë kohë do të ndriçonte atë natë, dhe mëngjesi i së nesërmes do na përcillte ne ujrat e Drinit të Zi.
Sado që vëndet ishin kaq magjepsëse, kurrë Stambolli sdo më dukej kaq përallor, pa shoqërinë e miqve dhe profesorëve të mij. Kudo që shkonim, prezantuam kulturën, gjuhën, edukatën, dhe sjelljen tonë.. Prezantuam muzikën, vallen, kercimet tona, përcollëm atmosferë pozitive, dhe kënga jonë jehonte kudo. Ne lamë gjurmë të këndshme kudo që shkuam, sepse ishim sëbashku dhe kjo ishte pjesa më e bukur e së gjithës.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...