Fluturimi i Wizz Air W67778 u nis nga Dortmundi dje në mëngjes për në Ohër. Por së shpejti pati skena dramatike mbi retë, raportoi portali Wa.de e Gjermanisë.
Avioni duhej të devijoj fluturimin duke ateruar në Venedikë për shkak të një urgjence mjekësore për një pasagjer në bord. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i aeroportit Marco Polo në Venedikë i pyetur nga 24RHEIN.
“Mund të konfirmojmë se një pasagjer u sëmur gjatë fluturimit. Avioni duhej të bënte një ulje urgjente në aeroportin e Venedikë për të lejuar që pasagjeri të merrte kujdes të menjëhershëm mjekësor”, theksuan nga Aeroporti Marco Polo