UEJL vendi ku studentët gjejnë përkrahjen dhe cilësinë

Universiteti i Evropës Juglindore e ka shpalosur ofertën e re studimore për vitin e ri akademik 2017/18. Tashmë ka filluar paraqitja e kandidatëve të interesuar për tu regjistruar në këtë universitet. Lidhur me të rejat më të fundit për regjistrimin, bursat dhe aktualitete tjera flet drejtori i Shërbimeve Studentore, Abaz Selmani.

Universiteti zyrtarisht ka shpall konkursin për regjistrim në vitin akademik 2017/18, si duhet të veprojnë maturantët, të cilët dëshirojnë të regjistrohen në Universitetin tonë?

Ndryshe nga universitetet tjera, tek ne procesi i aplikimit fillon më herët, zakonisht në maj/qershor dhe afati i parë për regjistrim përfundon në fund të gushtit. Pra, të interesuarit kanë në dispozicion të paktën tre muaj për t’u konsultuar për detajet dhe specifikat e ofertës akademike – programeve të ndryshme studimore – dhe që të munden në komoditet dhe në kohë t’i kryejnë të gjithë procesin e aplikimit.

Tani, për t’u regjistruar në UEJL, maturantet duhet të ndjekin hapat në vijim:

  • hapi i parë; ta plotësojnë formularin për aplikim nëpërmjet linkuthttps://apply.seeu.edu.mk

  • hapi i dytë; ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në Zyrën për pranim në Tetovë ose në Shkup, deri në afatin e paraparë me konkurs.

  • hapi i tretë; pas shpalljes se rezultateve në ueb faqen tonë, ta konfirmojnë regjistrimin e tyre ne afatin e paraparë.

Dokumentet që duhet t’i dorëzojnë maturantët janë të shënuara në konkurs, nëse për arsye të ndryshme nuk i kanë të kompletuara (mungon akoma matura apo dëftesa e fundit), megjithatë mund të aplikojnë me dokumentacionin që kanë deri në atë moment, ndërsa për t’u konsideruar për pranim në afatin e parë, deri me 31 gusht duhet t’i kompletojnë të gjitha dokumentet që kërkohen.

Ku është dallimi nëse aplikon në afatin e parë dhe të dytë dhe cilët janë afatet?StrugaLajmStrugaLajm

Regjistrimi i studenteve behet në tre afate, afati i parë është deri me 31 gusht, afati i dytë deri me 16 shtator dhe i treti deri me 30 shtator.

Në afatin e parë, pranohen vetëm maturantët që e kanë kaluar maturën shtetërore, ndërsa në afatin e dytë dhe të tretë pranohen edhe kandidatët që kanë dhënë maturën shkollore, ose provim përfundimtar.

Gjithashtu me rëndësi është se për bursë meritore, do të konsiderohen vetëm kandidatët që kane aplikuar në afatin e parë për regjistrim.

Të gjitha datat e rëndësishme (afatet) për regjistrim në vitin akademik 2017/18, që gjenden në ueb faqen tonë në linkunhttp://www.seeu.edu.mk/sq/future-students/application

Sa studentë pritet të regjistrohen?StrugaLajm

Ne i mirëpresim të gjithë të interesuarit, që i plotësojnë kushtet sipas konkursit dhe varësisht nga preferenca e tyre mund të aplikojnë në kampusin në Tetovë ose në Shkup. Për vitin akademik 2017/18, presim të regjistrohen diku rreth 1000 – 1100 studentë të rinj në të dy ciklet e studimit.

Cila është oferta e UEJL-së për përkrahje financiare të studentëve?

UEJL ofron mundësi të ndryshme përmes programeve për përkrahje financiare ku përfshihen bursat, programi “Puno dhe Studio” si dhe lehtësime tjera financiare.

Programi i bursave meritore i mbështet financiarisht të gjithë nxënësit që gjatë shkollimit të mesëm kanë pasur sukses të shkëlqyeshëm 5.00, dhe me aplikimin e tyre në universitet në bazë të suksesit, do të fitojnë bursë meritore, e cila do të mbulojë 50% të kostos për shkollim, ndërsa kandidatet me notë mesatare prej 4.50 – 4.99, do të fitojnë bursë në lartësi 30% e pagesës vjetore për shkollim.

Këto bursa akordohen për tre vite të studimit në ciklin deridiplomik dhe për vazhdim të bursës meritore për vitin e dytë dhe të tretë, studenti duhet që të arrij sukses të mire akademike në çdo vit studimi.

Është me rëndësi që të interesuarit të aplikojë në kohë dhe me dokumentacionin e nevojshëm për bursë meritore, deri me 31 gusht 2017.

Studentët e UEJL kanë një mundësi unike që gjatë studimit të angazhohen në programin “Puno dhe Studio”, ku përveç përkrahjes financiare ju mundësohet edhe marrja e përvojës së punës në shërbime të ndryshme në universitet.

Për studentin e dytë dhe të tretë nga e njëjta familje, mundësohet lehtësim financiar – zbritje në pagesën e shkollimit për 15%, respektivisht 25% nëse studenti nuk ka ndonjë përkrahje tjetër financiare.

Për të gjitha detajet tjera, te interesuarit le ta vizitojnë ueb faqen tonë për ndihma financiarehttp://www.seeu.edu.mk/sq/future-students/financial-aid ose kontaktojnë drejtpërdrejt stafin tonë në Zyrën për ndihma financiare.

Pasi studentët regjistrohen në vitin e parë, si dhe me çfarë i udhëzoni ata më tutje?

Pas regjistrimit të kandidateve, respektivisht pas marrjes së statusit student në UEJL, në javën e parë të vitit akademik fillojmë me programin orientues. Gjate kësaj jave studenti njoftohet me stafin adekuat akademik dhe administrativ, udhëzohet dhe informohet nga i njëjti me te gjitha shërbimet akademike dhe jo akademike, duke filluar nga bërja e orarit për semestrin e parë e deri tek këshillimi dhe mbështetja për kërkesat e kurrikulës si dhe me të gjitha mundësitë tjera dhe shërbimet që i ofron universiteti.

In : Aktuale

Loading...
loading...