BLENDI PETROL
Aktuale

Ujësjellësi i Strugës -borxh deri në fyt ndaj EVN-së! Nasufi: S’po mundemi të funksionojmë, Qeveria të na ndihmojë

Ndërmarrja e Ujësjellësit në Strugë po përballet me borxh të madh ndaj EVN-së në vlerë afër 300 mijë euro. Furnizimi me ujë i qytetit bëhet me pompa nëntokësore që harxhojnë shumë rrymë. Pasi ato punojnë 24/7, ndërmarrjen e kap blloku i katërt i tarifës me 4 milion denarë në muaj. Drejtori i ndërmarrjes Dashmir Nasufi tregon se ky borxh është grumbulluar gradualisht.

Nasufi ankohet se borxhi ndaj EVN-së nuk i lejon të funksionojmë normalisht që të furnizohen me teknikë dhe pajisjet e nevojshme për ndërmarrjen, sepse infrastruktura e Ujësjellësit është e vjetër dhe vazhdimisht me defekte.

Ndërmarrja ka një kornizë ligjore që harxhimet mujore i ka të limituara në 8 milionë e gjysmë. Rreth 6 milionë e gjysmë janë vetëm rrogat e të punësuarve, ndërsa 2 milionë të tjera mbesin për harxhimet, defekte dhe pagesën e energjisë që janë pak në krahasim me atë që faturat mujore të rrymës në këtë ndërmarrje janë 4 milionë. Për këtë arsye, shumica e këshillit Komunal votuan pro që një pjesë e borxhit të mbledhur të paguhet nga Komuna, vendim ky i cili nuk u prit mirë nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button