Ujëvara e Niagarës vishet me ngjyrat e flamurit shqiptar për festën e Pavarësisë(FOTO)

SHBA/ Ujëvara e Niagarës vishet me ngjyrat e flamurit shqiptar për festën e Pavarësisë

Kështu të paktën thotë Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, i cili ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, pamjet ku tregon se Ujëvara e Niagarës, mbrëmjen e 28 Nëntorit, simbas tij ka marrë ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar.

Muça, madje shkruan në postimin e tij se simboli i vendit mori ngjyrat kuqezi në nderim dhe respekt të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë se edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, por nuk tregon se e kujt ishte kjo ide apo inisiativë, …..

Ky është edhe postimi i plotë i ambasdorit Muça, “Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë i njohur në mbarë botën, u ndriçua kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar mbrëmjen e 28 nëntorit, në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.

Mirënjohje e sinqertë për autoritetet përkatëse kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik!

Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!”, shkruan ambasadori i Shqipërisë në Kanada, krahas fotove./Beqir Sina/

In : Aktuale

Loading...
loading...