BLENDI PETROL
Aktuale

Uji liqeni i Ohrit shënon 17,5 gradë

Niveli i lumenjve Vardar në Demir Kapi, Bregallnica në Berovë, Cërna Reka në Novaci dhe Sateska në Botun është mbi mesataren për tetorin, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Sipas matjeve të sotme hidrologjike të DPHM, ulje të nivelit të ujit ka në lumin Vardar në Veles, Kriva reka në Kriva Pallankë dhe Drini i Zi në Lozhan. Tek liqenet natyrore është evidentuar rritje e vogël e nivelit të ujit mbi kuotën e dakorduar. Temperatura e ujit në Liqenin e Ohrit shënon 17,5 gradë, në Liqenin e Prespës 19,5 ndërsa në atë të Dojranit 21 gradë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button