Aktuale

Uji “pushton” rrugën Pogradec–Qafë Thanë


Vijon problematika e vërshimit të ujërave dhe inerteve në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të zonës së njohur si Guri i Kuq, duke shkaktuar vështirësi serioze në qarkullimin e automjeteve.
Sipas informacioneve nga terreni, përroi pranë fshatit Gur i Kuq ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit, një situatë e cila ishte evidentuar edhe dy ditë më parë. Uji dhe masat aluvionale kanë përfunduar mbi sipërfaqen e rrugës, duke e bërë atë pjesërisht të pakalueshme.
Aktualisht, qarkullimi i mjeteve po zhvillohet vetëm në një korsi, çka ka sjellë ngadalësim të lëvizjes dhe rrezik për drejtuesit e automjeteve, veçanërisht për mjetet e tonazhit të rëndë.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor, ndërsa pritet ndërhyrja për pastrimin e inerteve dhe normalizimin e situatës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button