Ukshin Hoti: Do të mbetem i tillë çfarë jam, shqiptar i përkatësisë religjioze islame


Një libër i botuar së fundmi me letrat e filozofit Ukshin Hoti për fatin e të cilit nuk dihet tash e 15 vjet, zbulon pikëpamjet e tij mbi religjionin. Ato janë përmbledhur në një ese.

Gjithçka kishte filluar kur një i dënuar për armë që sipas Hotit nuk dihej në ishte profesor a hoxhë, ia kishte dhënë për lexim historinë dyvëllimëshe për Filozofinë Islame.

Disa vite më vonë, Hoti bashkë me transferimin në Shtëpinë Ndëshkuese Korrektuese në Nish do të fillonte të shkruante letra që i drejtoheshin kryesisht spektrit diplomatik.

Në shumicën e këtyre letrave të cilat që nga e hëna gjenden në një libër, i diplomuari për shkenca politike në Zagreb dhe i specializuar më vonë në Chicago, Harward, Boston e Washtingon, analizon në thellësi, ndikimin e religjionit sidomos atij islam.

Eseja dhe letrat zbardhin qëndrimet e politologut dhe filozofit i cili është njëra ndër figurat më të rëndësishme intelektuale që hynë në listën e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Ai besohet të jetë zhdukur në vitin 1999 kur kishte dalë nga burgu. Autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare në 15 vjetët e fundit kanë dështuar të gjejnë mbi 1,700 të zhdukur nga lufta e vitit 1999.StrugaLajm

E një vit më përpara ngjarjeve të përgjakshme në vendin e tij, Hoti nëpërmjet këtyre librave tentonte të elaboronte rolin e religjionit, duke u nisur edhe nga vetja.

“Do të mbetem i tillë çfarë jam, shqiptar i përkatësisë religjioze islame, me një besim spekulativ, refleksiv, abstrakt, filozofik mbi Zotin”, shkruante Hoti.

Tutje filozofi kritikonte politikën e asaj kohe për mungesë të guximit për të hapur temën e religjionit, por sipas tij kjo vinte edhe nga pasoja për t’u përballur njëherë me komunizmin si sistem që nuk njeh religjion. Reflektimi i sistemit të mendimeve religjioze, sipas Hotit nuk mund të luftohet dhe as të pengohet me zhvlerësimin dhe denigrimin e bartësve të tyre.

In : Aktuale

Loading...
loading...