Ulet niveli i liqenit të Ohrit

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit dhe atë të Prespës është ulur për një centimetër në krahasim me dje, ndërsa te Liqeni i Dojranit është i njëjtë me të djeshmin, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Me ndryshimin e fundit, Liqeni i Ohrit gjendet në kuotën zero, te Liqeni i Prespës niveli është për 93 centimetra më i ulët se ai mesatar, përderisa te Liqeni i Dojranit është për 2,93 metra më i gjatë se sa mesatarja shumëvjeçare për majin.

Më të ulëta se mesataret janë edhe nivelet e ujërave në gati të gjitha lumenjtë në vend, me përjashtim të Babunës në vendin matës në Bogomilë, ndërsa shënojnë edhe ulje të lehtë në krahasim me dje.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...