Ulet numri i të prekurve nga gripi
Gjatë javës së 17 të vitit 2018 në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 38 raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rënie prej 17% të numrit të të sëmurëve, informon Koha.
Krahasuar me sezonin e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve për 19%.
Incidenca e regjistruar gjatë kësaj jave korrespondon me aktivitet nën kufirin e aktivitetit të ulët të virusit të gripit.
Sipas moshës, gjatë javës së gjashtëmbëdhjetë numri më i madh i të sëmurëve– 28 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 3,0/100.000 banorë tek fëmijët nga 5-14 vjet ku janë raportuar 7 raste.
Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (14) është raportuar në QSHP Tetovë, ndërsa incidencë më e lartë (20,9/100.000 banorë) është regjistruar në NJR Kratovë.
Në 8 njësitë e raportimit në vend ku është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, numri i të sëmurëve ka qenë ≤ 10.
Në të gjitha njësitë e raportimit në vend është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit.
Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 23.885.