UNESCO dhe padrejtësia që i bëhet Strugës

Blerim Zllatku

Ne lajme degjova qe sot ne Struge, pronaret e objekteve te ndertuara rreth liqenit kane filluar vete t’i prishin, derdhin apo heqin ato.
Arsyeja: UNESCO
Nuk e di sa e dini qe Maqedonia edhte pjese e UNESCOs qe nga viti 1979. Fillimisht, Komiteti i UNESCOs vendosi të regjistrojë Liqenin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore sipas kritereve natyrore ndersa ne vitin 1980, përfshiu fushen kulturore dhe historike te regjionit te Ohrit, perfshi ketu Strugen.
Miq te nderuar, po e shkruaj kete post per t’ju vetedijsuar ne padrejtsine qe i behet Struges sot ne zhvillimin ekonomik dhe turistik te saj.
Pra po kthehem plot 40 (dyzet vjet) mbrapa kur deri atehere dhe deri ne vitet ‘90 Ohri ishte qyteti me i preferuar per investim si nga qytetaret maqedonas (sidomos ata te Shkupit) ashtu edhe nga vet qeveria. Ndersa per Strugen as qe behej fjale. Pra kjo eshte diskrapanca e pare ne zhvillim mes Ohrit dhe Struges. Ky avaz vazhdoi te ndiqej edhe ne kohen e denokracise, te viteve pas ‘90, por tani me nje tempo edhe me te vrullshme por perseri, per Ohrin dhe jo per Strugen. Tani Ohri ndertohej me leje dhe pa leje, kudo qe investitori donte. Investimet qeveritare vazhdonin te promovojne qytetin e Ohrit ne cdo fushe te shoqerise. Po Struga? Struga edhe pse ne denokraci vazhdonte ta mbulojne rete e zeza te zhvillimit. Ky jaz, ky dallim mes zhvillimit te Ohrit dhe Struges dita dites po behej me i madh, e me i madh, derisa ne zgjedhjet lokale, per kryetar te komunes te Struges nuk u zgjodhen shqiptar. Do thoni c’ka lidhje kyetari shqiptar me kerkesen e UNESCOs per ndalimin e ndertimeve? Jo me kot shkurtimisht ju njoftova me historikun e perfshirjes te liqenit te Ohrit ne UNESCO. Shtrojet pyetja, Ku ishte UNESCOja 30 vjet te demokracise te ndjekin dhe denojne ndertimet e paligjshme ne Oher? Nuk eshte prishur biodiverziteti ne liqenin e Ohrit keto 30 vite nga ndertimet e paligjshme qe beheshin atje? Apo per kete kujdesej pjesa e pazhvilluar e liqenit ne Struge. Hë? Kjo pytje eshte per UNESCOjanet, dhe gjithe ata qe perkrahin kerkesat e UNESCOs. Kallamishtet me liqenin e Ohrit rriten kudo njesoj. Por ato te Ohrit jane “shkulur”me kohe, qe ne kohen e socializmit qe pushtetaret e asaj kohe sebashku me familjet dhe shoket e tyre te benin plazh. Dhe sot kur Struga ka filluar hapat e para por te sigurta te zhvillimit te qytetit si qytet turistik elitar dikuj i kujtohet per biodiverzitetin. Nuk dua te them se UNESCO e ben kete pse Struga eshte qytet me shqiptar. Jo, s’ka lidhje. Fare. Por eshte e vertet se zhvillimi, ndertimet, zgjerimi i qytetit filloj me emrimin e shqiptarve ne krye te komunes. Dhe kerkesa e tyre koincidon rastesisht qe me Strugen tani me, vite me rradhe, udheheqin shqiptar. Dhe c’ndodh? Ohri nderton, Struga nderton, Pogradeci gjithashtu te cilin mbasi ra fjala, UNESCOja e perfshin ne liste ne vitin 2019, dhe ja na u prish biodiverziteti. Pyetja eshte pse tani? Pse jo para 20 viteve? Pergjigjja eshte se ishte Struga vendi i pazhvilluar por i pershtatshem per biodiverzitetin. Ne momentin qe Struga filloj te ndertohet, zhvillohet, ups dicka po shkon keq (something is going wring). Dhe kjo duhet t’ju spjegohet UNESCOvjanve pa cka se na heqin nga lista e tyre. Dhe, meqe permenda listen, shtroj pyetjen, ka pa valle gje Struga nga fakti qe liqeni i Ohrit eshte ne listen e UNESCOs apo edhe kesaj here perfitimet jane dhe kane qene vetem te Ohrit? Prandaj te nderuar UNESCOsjane, ka ardhe koha biodiverzitetin ta zhvilloni ne brigjet e qytetit te Ohrit dhe jo te Struges. Duhet t’i lejoni Struges te zhvillohet ashtu si u zhvillua edhe Ohri po edhe Pigradeci ne 30 vitet e fundit. Me kete post, publikisht po i drejtohem edhe kryetarit te komunes Struges: I nderuar mos lesho pe, (amerikanet thone: “no metter what” kuptimi i se ciles eshte “per cfardo lloj cmimi”. Struga ka potencial te madh per zhvillim turistik dhe ekonomik. Mos lejo te ngecim ne zhvillim. Une jam mbeshtetes i kesaj kauze dhe te jap perkrahje. Shpredoj se do te bashkangjten efhe te tjere.

Loading...
loading...











Loading…


loading…