UNESCO nderon Parashqevi Qiriazin: “Yll’i Mëngjesit” i emancipimit të grave, në 50 vjetorin e vdekjes

UNESCO nderon Parashqevi Qiriazin: “Yll’i Mëngjesit” i emancipimit të grave, në 50 vjetorin e vdekjes së saj dhe e cilëson atë si
“një nga figurat kryesore të iluminizmit shqiptar të fundshekullit XIX dhe fillimit të shekujve XX”.
“Roli i saj pionier në edukimin dhe emancipimin e grave në Perandorinë Osmane mund të krahasohet vetëm me arritjet e Marianne Hainisch në Austri, Annestine Beyer në Danimarkë ose Maria Montessori në Itali” – thuhet në shënimin e UNESCO.

Përkujtojmë sot në 50 vjetorin e ndarjes nga jeta Parashqevi Qiriazin, intelektuale e shquar, Mësuese e Popullit, pedagoge, dedikuesja e arsimimit të femrës shqiptare, sekretare e Komisionit për ABC, autorja e abetares së I-rë shqipe me alfabetin e Manastirit dhe hymnin e tij, e para femër autore e një projekti mësimor.
Parashqevia u lind më 2 qershor 1880 në Manastir, fëmija e 10-të dhe më e vogla e familjes së shquar atdhetare të Marie dhe Dhimitër Qiriazi. Qysh e vogël fliste 5 gjuhë.
Shkollën e mesme e kreu në Manastir.
Më 1900 fillon fillon studimet në Kolegjin Amerikan për Vajza në Stamboll, (me bursën e paguar nga Naim Frashëri), ku u bë edhe presidente e organizatës studentore.
Më 1904, mbas diplomimit fillon punën si mësuese e më pas si drejtuese në Shkollën Shqipe të Vashave në Korçë.
Më 1908 merr pjesë në Kongresin e Alfabetit në Manastir, ku përpiloi dhe “Hymnin e Alfabetit Kombëtar”
Më 16 janar 1909 themelon shoqërinë e parë të grave shqiptare “Yll’i Mëngjesit”me qendër në Korçë. Pak muaj më vonë boton në Manastir në Shtypshkronjën “Bashkimi i Kombit”, tekstin shkollor “Abetare për shkollat e para”, duke hyrë në histori si FEMRA E PARË SHQIPTARE, AUTORE E NJË ABETAREJE.
Më 1912 regjistrohet në studimet për master në Fakultetin e Pedagogjisë, Ohio, ShBA.
Më 1913 diplomohet me sukses si Master e Edukimit dhe harton programin arsimor të Qeverisë së Ismail Qemalit dhe boton në Çikago veprën “Shkolla e vashave- Korçë.”
Më 1914 largohet nga Shqipëria për në Bullgari
dhe mjer pjesë në formimin e Organizatës “Lidhja Kombëtare”, ku zgjidhet dhe sekretare e saj.
Më 1917-1920 jeton në ShBA dhe nxjerr në Boston revistën “Yll’i Mëngjesit” dhe boton artikuj mbi arsimin dhe edukatën.
Më 1919 merr pjesë si delegate përfaqësuese e delegacionit shqiptaro-amerikan në Konferencën e Paqes në Paris, e vetmja femër e kësaj Konference.
Më 7dhjetor 1921, i shoqi Kristo emërohet në zyrën e Ministrisë Arsimit në Shqipëri.
Më 1922 kthehet në Shqipëri fillon punë si Drejtoreshë e Shkollës së Vashave Korçë dhe shkolla shpërngulet në Tiranë.
Më 1931 merr së bashku me motrën Sevastinë “Urdhërin e Skënderbeut”
Në 15 tetor 1943 Parashqevia, e Sevastia me familjen internohen nga pushtuesit nazifashistë dhe internohen.
Mbas luftës së dytë botërore, Instituti Qiriazi ju shtetëzohet dhe vuajtje të njëpasnjëshme do ta ndjekin atë dhe familjen e saj.
Më 17 dhjetor 1970 vdes në mjerim të plotë.
Më 1987 pas vdekjes dekorohet me titullin ” Mësuese e Popullit”
Një gjeneratë e tërë mësuesesh dhe vajzash të mirëshkolluara shqiptare i dedikohen motrave Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi.

.

In : Aktuale

Loading...
loading...