UNESKO :Ohri – trashëgimi botërore në rrezik

Lëshime, kritika dhe probleme institucionale të shumta ka numëruar Misioni mbikëqyrës i UNESKO-s në raportin e ri për rajonin e Ohrit.

Në përfundimin e Misionit, qëndron se rrënimi i ndërtimeve ilegale në rajon zhvillohet shumë ngadalë, ndërkaq për moratoriumin për ndërtim, konstatojnë se ka bërë përjashtime të shumta nga ndalesa.StrugaLajmStrugaLajm

“Sipas kësaj, përparimi në zbatimin e vendimeve të Komitetit për trashëgimi botërore mbeten të dobëta dhe të ngadalta, për shkak të moskuptimit të rëndësisë së vlerave të rajonit nga të gjithë palët, konfliktet dhe prioritetet për vendin nga institucionet e ndryshme, agjenci dhe administratën lokale, komunikimi dhe koordinimi i pamjaftueshëm mes administratës qendrore, njësitet e saja të vetëqeverisjes lokale dhe administrata lokale, si dhe përfshirja e ulët e shoqërisë qytetare. Kjo ka rezultuar me projektet të mëdha zhvillimore dhe infrastrukturore, shpesh herë të financuara dhe të mbështetura nga donatorë të huaj, pa evoluim përkatës për ndikimin e tyre në vlerën universale të jashtëzakonshme të rajonit; dokumentet planore joadekuate të cilat paraqesin kërcënim dhe rrezik potencial për rajonin; kurse në mënyrë shtesë dëmton zhvillimin e matur dhe gradual të ndërtimeve dhe aktiviteteve ilegale”, thuhet në raportin e Misionit të UNESKO-s.StrugaLajm

Kjo është hera e dytë, që ky Mision rekomandon që rajoni i Ohrit të futet në listën e trashëgimisë botërore në rrezik.

In : Aktuale

Loading...
loading...