BLENDI PETROL
Aktuale

Uniforma e policisë edhe në shqip

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar dekretin që në uniformat e policisë, e pranishme të jetë edhe gjuha shqipe.

Vendimin e ka bërë publik zëvendësministri i Punëve të Brendshëm, Nazim Bushi ndërsa ka thënë se kjo përbën edhe një hap drejtë plotesimit të obligimit ligjor, por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit.

“Përmbushim edhe një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ligji për përdorimin e gjuhes shqipe, uniformat e policise do të flasin edhe shqip. Kjo përbën edhe një hap drejtë plotesimit të obligimit ligjor, por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit, ky mirëbesim do të ndikojë në krijimin e institucioneve demokratike. Urime për të gjithë!”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, zëvendësministri Bushi. (koha.mk)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button