UNS, FESTON 10 VJETORIN E THEMELIMIT EDHE ME KONFERENCË SHKENCORE

Të nderuar, Kemi nderin dhe kënaqësinë e madhe t’ju ftojmë në ceremoninë solemne me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, ku përveç evenimenteve të tjera të planifikuara, do të realizohet edhe Konferenca e Katërt Ndërkombëtare Shkencore “Sfidat Shkencore për Zhvillim të Qëndrueshëm”, e cila është e mbeshtetur nga Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhment Ekologjik dhe EURAS- Eurasian Universities Union. Ceremonia e 10-të vjetorit do të realizohet më datë 22-23 Prill, 2017. Përveç aktiviteteve të tjera, këtë herë UNS do të shpërndajë mirënjohje si shenjë falenderimi për të gjithë personalitetet, institucionet, kompanitë dhe qytetarët që kanë kontribuar dhe kanë dhënë mbështetje të fuqishme për Universitetin Ndërkombëtar në Strugë por edhe për Zhvillimin e Arsimit të Lartë në Republikën e Maqedonisë në 10-të vitet e kaluara dhe për çka kemi një konsideratë të madhe. Me prezencën e tyre, këtë eveniment do ta nderojnë Rektorët dhe përfaqësuesit e lartë të Universiteteve mike: Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Akademik-Anastas Angjeli, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr.Mynyr Koni, Rektori i Universitetit të Korçës- Prof.Dr. Ali Jashari, Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës- Prof.Dr. Reshat Qahili, Përfaqësues të Universitetit Internacional të Novi Pazarit, përfaqësues të “Odlar Yurdu University”-Azerbejxhan, përfaqësues të “Tsenov Academy of Economics” Svishtov-Bulgaria, përfaqësues të Institutit për Studime Strategjike dhe Trajnim-“ISSAT”, përfaqësues të EURAS, Ambasadori i R.së Hungarisë në Maqedoni – Shkëlqesia e tij Dr. László István Dux, Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Maqedoni -Shkëlqesia e tij Fatos Reka, përfaqësues të ambasadës së Federatës Ruse në Maqedoni, përfaqësues të Akademisë së Shkencave të Shqiperisë , përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të R.Maqedonisë, R.së Shqipërisë, R.së Kosovës dhe R.së Malit te Zi, Ministri i Punëve të Brendshme të R.Maqedonisë- Prof.Dr.Agim Nuhiu, profesor të nderuar dhe personalitete të politikës, kulturës dhe botës së biznesit, qytetarë, studentë dhe mbështetës të UNS-së. Në mes të tjerash, Senati i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë ka sjellur vendim të ndajë titullin Professor Honoris Causa për dy profesorë shumë të respektuar, të cilët janë të njohur ndërkombëtarisht për kontributin e dhënë me veprimtarinë e tyre hulumtuese-shkencore si dhe kontributin në zhvillimin e Arsimit të Lartë. Prandaj, është nder i madh dhe kënaqësi, t’ju ftojmë të merrni pjesë në cermoninë solemne të dhënies së titullit Professor Honoris Causa profesorëve të nderuar: – Prof. D-r Fabio Grasi- Rektor i Universitetit Roma di Sapienca të Italisë dhe – Akademik- Anastas Angjeli- zv/kryetar i Akademisë Evropiane të Shkencës dhe Arteve. Në ditën e Dytë të Konferencës, më datë 23.04.2017(e Dielë), në orën 11:00, profesorët eminentë të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, në ambientet e UNS-së do të promovojnë librat që janë botuar me mbështetje të UNS-së në 10 vitet e fundit: • Prof. D-r Anastas Angjeli – “Ndërhyrja e shtetit në ekonomi.” • Prof. D-r Gzim Selimi – “E drejta Biznesore” • Prof. D-r Armen Kadriu –“ Marrëdhënjet ndërkombëtare ekonomike” • Doc. D-r Florida Veljanoska • Prof. D-r Biljana Ciglovska • Doc.D-r.Dashmir Nasufi – “Delikuenca e të Miturve në RM dhe Krimi i Organizuar dhe masat e veçanta hetimore për zbulimin e tij në R.M”. Bilanci i këtyre 10-të viteve flet vetë, qindëra të diplomuar në studimet deridiplomike dhe dhjetëra të tjerë në ato postdiplomike, si edhe në programet Master dhe Doktoraturë. Historia vazhdon çdo vit duke hapur dyert e edukimit të së ardhmes. Ne ngelemi me shpresën se do festojmë edhe shumë përvjetore të tjera të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë dhe mbi të gjitha me qëllimin për të dhënë një kontribut kualitativ në rrugëtimin e dijes. PROGRAMI I KONFERENCËS Data: 22 Prill 2017 (e shtunë) Koha -09:30 – 11:00- –Pritja e të ftuarve dhe akomondimi i pjesëmarrësve në Konferencën e Katërt Shkencore “Scientific Challenges for Sustainable Development “ Vendi- Complex Hotel Izgrev, 6330, Struga, Macedonia. Koha: 11:00-12:00- Conference opening -Fjalimi I Rektorit të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, Prof.Dr. Bashkim Rama -Dokumentar kushtuar rrugës 10-të vjeçare të themelimit të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë -Ndarja e falenderimeve dhe vlerësimi i personaliteteve dhe pedagogeve që kanë mbështetur UNS-në 10-të vitet e kaluara -Fjalime përshëndetëse nga drejtuesit dhe përfaqësuesit e Universiteteve mike Koha: 12:00 – 13:00 Koktej

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...