Aktuale

URIME MUAJI I BEKUAR I RAMAZANIT


“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë…” (El Bekare, 185).
Muaji i Ramazanit është muaji i zbritjes së Kur’anit, pra muaji i dritës, është muaji i Natës së Kadrit, muaj i të vetmës rrugë të drejtë dhe të pastër që e dallon të mirën nga e keqja, është muaji i pendimit, muaji i dashurisë, muaji që duhet të sillemi mirë ndaj jetimëve dhe të varfërve, ndaj fqinjëve etj. Qëllimi final i agjërimit është devotshmëria, pra ngritja e njeriut në piedestalin më të lartë shpirtëror, Allahu na mundësoftë amin!
Sot me plotë kënaqësi filluam ditën e parë të agjërimit në një ditë të veçantë dhe të dalluar, pra ditën e xhuma, por fatkeqësisht këtë vit për shkak të pandemisë globale corona virusit( covid 19) nuk kemi mundësi ti ndriçojmë xhamitë tona me faljen e namazeve të teravive me xhematin tonë të mrekullueshëm, sidoqoftë lusim Allahun të hatër të këtij muaji na lehtëson këtë sprovë edhe na kompenzon insha’Allah.
Shfrytëzoj rastin të gjithë vëllezërve dhe motrave tona përzemërsisht tua uroj muajin e Ramazanit:
Urime muaji i bekuar i Ramazanit, lus Allahun që agjërimin tonë njëmujor të na lehtësoj dhe ta pranoj, poashtu edhe namazet tona, lutjet dhe çdo punë tjetër që e bëjm për Allahun të na regjistroj në librin e veprave të mira duke na shpërblyer me shpërblimet e tija të pakufishme, i cili këtë muaj e shumëfishon.
Me respekt;
Jusuf Ismaili

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button