Ushqimi studentor do të mbetet 140 denarë, do të zgjerohet mbulimi dhe do të përfshijë më shumë studentë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, informoi se po punohet për ligjin për standardin studentor dhe se ushqimi studentor do të mbetet 140 denarë, por do të zgjerohet mbulimi dhe do të përfshijë më shumë studentë.
E pyetur nëse do të ketë ndryshime në modelin e ushqimit studentor dhe në cilin drejtim po mendohet, Janevska u përgjigj pozitivisht.
“Po, është planifikuar. Aktualisht po punojmë në ligjin për standardin studentor. Sipas kërkesës që kemi marrë nga studentët, ushqimi studentor do të mbetet 140 denarë, por do të zgjerohet mbulimi dhe do të përfshijë më shumë studentë,” informoi Janevska gjatë vizitës në “Panairin e Arsimit”, organizuar nga iniciativa studentore “Studentaria”.
Ajo gjithashtu njoftoi se renovimi i konviktit studentor “Pelagonia” do të fillojë pasi të përfundojnë dy konviktet që aktualisht po rinovohen.
“Renovimi i konvikteve duhet të bëhet gradualisht në mënyrë që të mund të akomodojmë studentët që duan të studiojnë në Shkup. Prandaj, pasi të përfundojnë dy konviktet që janë në proces, do të fillojë edhe renovimi i ‘Pelagonisë'”, u përgjigj ajo në një pyetje të gazetarëve.