BLENDI PETROL
AktualeOpinion

Ustallarët e opinionit publik në Maqedoni si sihirbazët në kohën e profetit Musa

Shkruan Emir RN Hamzai:

“Pse duhet kritikuar edhe opozita”, keshtu e ka nisur sot kolumnen e radhes Sefer Selimi, duke theksuar faktin që “20 vite me radhë janë duke dremitur jashtë pushtetit”?! Eshtë pikërisht ajo kur një plak sheh filma me efekte speciale dhe shprehet “sikur të mos jetë e vërtetë do jetë rrenë e madhe”! Seferi është shume ‘’kompetent’’ ne analizimin e gjerave kur bëhet fjalë për opozitën, me kulturë debati dhe fare pak e bën këtë për partinë shqiptare në pushtet. Në këtë kolumne, si duket pa e diktuar, ai ka shkarë në pistën e atyre qe e kanë për detyrë ta thonë atë qe e thonë. Kjo tezë do të qëndronte nëse kjo i dedikohet PDSH-së dhe nëse ajo parti do ishte në opozite, pasi vetëm ajo parti e përmbush faktorin për ta kritikuar (apostrofuar), 20 vite opozitë e BDI-së! Asnjë parti tjetër, në të vërtetë asnjë organizim tjetër politik nuk e përmbush këtë që theksohet.

Por pse apostrofohet kjo?

E dimë se nevoja për themelimin e LRPDSH doli pikërisht nga ajo që Seferi e thotë, ‘’12 vite opozitarizëm klientalist te PDSH në raport me BDI-në’’. Pra, një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të PDSH e detektuan, apo thënë më mirë e ndjen këtë qe e thotë Seferi, se kjo mënyrë e të bërit opozitë është diçka e kurdisur (klientaliste). Pra, bëjmë se gjoja jemi opozitë, por në të vërtetë jemi vërtetim dialektik i domosdoshmërisë së BDI-së për të qenë në pushtet. Makiaveli këtë e quan ‘’OPOZITE E PAGUAR’’, e cila vetëm dëshmon domosdoshmërinë e mos ndryshimit te pozitës.

Tendenca për të dalë nga kjo gjendje amullie, apo amorfe (formimi i LRPDSH dhe BESA) shkaktoi shqetësim tek pozita dhe menjëherë i morën masat që të instalojnë ‘’kuajt e Trojës’’ brenda këtyre strukturave, për të parandaluar që kjo logjikë apo sistem i të menduarit mos të përhapet tek populli. Pasoi ndarja e BESA-s, në dy taborë dhe ngritja e LRPDSH në ASH. Instalimi i ‘’kuajve të Trojës’’ është proces që vazhdon ende, sepse ata kuaj janë “luftëtarët” e ndryshimit brenda këtyre strukturave.

Kuptohet qe luftëtarët e vijës së parë të frontit për të mbrojtur pushtetin (establishmentin) janë media, gazetarët dhe analistët, kuptohet të blerë në treg me çmim te majmë. Analistët e pa|||varur, janë malli më i mirë në treg, sepse analistët (me nder qofshi, analiste vetem mos u thënshim) janë çdo natë në mediume dhe ata bëjnë projektin e hipnozës (mbajtjen e popullatës në gjumë dimëror), ku popullata mbahet në gjendje hibernimi (gjumë dimëror) nga prezantimi i realitetit se: gjendja nuk është e mire, por nëse vjen opozita në pushtet do jetë edhe më keq, sepse ata janë më të këqij. Kemi parasysh dimensioni ‘’antipatriotik i AA’’, me përkrahjen e fesë (e asgjë për fe nuk kanë bërë), Erdoganit, panosmanizmit, xhemijetit, etj. Ndërsa te ASH mundohen të gjejnë pikërisht atë që nuk e ka, duke spikatur mungesë te theksuar të patriotizmit apo me klishen se ‘’Ka stilin e komunikimit politik si Menduh Thaçi’’, e kur ky dimension i nacionalizmit dominon te ASH, atëherë cilësohet si populizëm! E kurrë mesi nuk iu gjetë as Selës e as partive tjera opozitare.

Kjo është ajo që ne e shohim nga establishmenti në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, ku për çudi edhe gazetarët janë në të njëjtin rrjet, ndoshta edhe pagesat i kanë të përafërta, se interes tjetër nuk ka, a mos vallë këta e bëjnë se kanë bindje politike, pff! Seferi tek ne u paraqit me përgatitje impresive analitike dhe ai është perfekt target, sepse ai e ka titullin “I pavarur” dhe kur e thotë ai, më kollaj e besojnë. Dhe ja, qëllimi arrihet disi. Asnjë medium (përveç Alsat M në dimension të inatit personal me Teatrin Shqiptar) nuk i trajton dhe analizon dukuritë shoqërore që janë derivat i keqqeverisjes së BDI. Por e spikasin që edhe për këtë fajin e ka opozita, pse nuk i rrezon nga pushteti. Seferi bën një gabim bazik të bërjes së opinioneve në politikë. Ai shkruan se opozita duhet të vërtetojë korrupsionin. Një huqjemadhe amatoreske. Nese dikush nuk e ka të qartë se çfarë funksioni ka opozita, eshte mire t’u kthehet teorive politike. Nuk është detyrë e opozitës të vërtetojë korrupsionin, por detyrë e saj është të problematizojë dukuritë, fenomenet politike apo t’i problematizojë ato e jo të vërtetojë diçka.

Çdo kund në botë e në veçanti në SHBA kemi taborët politike, ekonomike dhe industriale, kuptohet kjo është edhe në mediume. Kemi CNN dhe FOX. Është shumë normale që FOX ta quaj Bajdenin komunist, sepse nuk dëshironin që të zgjidhet, ashtu si CNN që kritikonte Trampin. Por te ne, këtë e bëjnë mediumet që vetë quhen të pavarur. Analistat e pavarur, qe janë të shitur te establishmenti dhe dhe luftojnë çdo ide apo diçka qe mundësisht mund të dëmtoj establishmentin, që do të thotë se ata do i largoj nga grazhdi! Do të ishte më e ndershme, që të deklarohen si mediume Pro establishment, e jo si mediume që quhen të pavarura. E qe në të vërtetë janë fytyra me e fëlliqur e pushtetit që qëndron aty vetëm shkaku i mundësive qe i ka, para se gjithash materiale. Duke u nisur nga fakti që dashuria nuk blihet, ndërsa sexi po, duket qarte që ata kane këmbyer diçka te tyren personale me kundërvlerë materiale. Pra, shtrohet pyetja; cilën opozitë e kritikon Seferi e cila për 20 vjet po dremit jashtë pushtetit?! Me siguri do kërkohet logjikë duke thënë se shumica e eksponentëve te opozitës së sotme kane qenë në partinë opozitare që ka dremit jashtë pushtetit. Po, por pikërisht ata eksponent nuk e pranuan atë gjumë dimëror dhe ndërmorën veprime që e dëshmojnë të kundërtën e asaj që thuhet në tekstin e tij. Përderisa në kohën e profetit Musa kishim më shumë magjistarë apo sihirbazë, në kohën e sotme i kemi mediumet, gazetarët që bëjnë sehire në opinionin publik, me të vetmin qëllim për të instaluar ‘’blur effect’’ që masa të ketë bindjen se e keqja nuk është te pushteti, por oponenca ndaj pushtetit. Keni parasysh se magjistarët në atë kohë bashkëpunonin me Faraonin, por këta gazetarët dhe opinionistet e Maqedonisë, kë mbrojnë?!

Për ta mbyllur, sapo dolën rezultatet e VV ne Kosove, pasoi panik te establishmetit i Kosovës, dhe menjëherë opinionistet në Maqedoni, dolën si skifterë neper mediume duke qetësuar popullin (duke vazhduar gjendjen e hibernimit) se ajo gjë nuk ka gjasa te ndodh tek ne, sepse tek ne nuk ka VV, nuk ka Albin Kurti, nuk ka mase kritike për opozitarizem alla Vetëvendosje. Kuptohet duke lavdëruar Albin Kurtin, (te cilin do e kishin pjekur ne zgarrë nëse do kishin mundësi) me tipare mbinjerëzore. Vetëm e vetëm për te vazhduar gjendjen e hibernimit, se nuk ka këtu njeri te tille.

Por, historia na mëson, ne veçanti Shekspiri. Magbethi thotë se sipas profecisë, për derisa nuk lëviz mali, atë askush nuk e rrëzon nga froni. Dhe vetëm një njeri qe nuk është i lindur (me lindje natyrore) mund ta vret atë. Ai vazhdon te mbretëroj (siç bëjnë anal-istet te ne), i qete. Deri sa vjen lajmi qe MALI VERTETE KA FILLUAR TE LEVIZE, DHE AI QE DO IA MERR FRONIN NUK KA ARDHE NE KETE BOTE ME LINDJE NORMALE, POR ME PRERJE CEZARIANE. Natyrisht opozita ka shumë gjëra për ta kritikuar, por jo për ‘’dremitjen’’ që i ngjitet. Opozita jam unë, opozitë duhet të jesh edhe ti, Sefer, ai tjetri, e ky tjetri. Opozitë duhet të jemi të gjithë për atë të keqe që ka ndodhur, sidomos periudhën e pasluftës.

Ne, do të presim, sepse mali ka filluar të lëviz (NDYSHIMI NE KOSOVE), duhet vetëm të del ai që e përmbush kushtin e dytë sipas Magbethit!

Emir

RMV që nga mëvetësimi i saj, asnjëherë nuk ka arritur si shtet ta orkestrojë si duhet simfonin. Mungesa e dirigjentit gjithmone ka qene si mekanizem mbrojtes,që shkopi dirigjues të perdoret mbi “fajtorët kujdestar” shqiptarët.
Revolucioni i 2001 nuk kishte ide,qellime,shkas,shkak.
“Qëllimi”i vetem pas shume viteve na doli se ishte pushteti.
Por…çfarë pushteti?
Pa(shtet)i kalbur,ku ende gjurmon pas rrenjeve te saj gjate gjithe kohes,duke improvizuar prejardhjen e tyre.
A mund te ishim më mire ne si shqiptarë,edhe pa revolucion?Sigurisht se po.
A kishte nevoj te derdhet gjak?A kishte nevoj per viktima?Sigurisht se JO.
Pse?Askund ne historinë e njerëzimit nuk bëhet luftë per “Ndryshim te kushtetutes”.
Mercenarêt propagandues te nje sistemi 20 vjeçar te sofistikuar ne nacional”tehnokrat”,kur cdohere që ju vjen v.. te b…tap ksulen,tap flamurin,tap gjaku,tap deshmori,tap gjuha dhe keshtu vazhdon euforia propagandistike e (revolucionit 2001)
Ata qe ju kundervun dhe nisen ti nuhasin gjerat duke shikuar prej ANASH,ose i ke burgjeve,ose ju mbyllet goja,ose iken jasht.
Njeri nga ATA erdhi me pushtet me forcë.
Tjetri erdhi ne pushtet ne emër te “bashkëjeteses” duke keqperdore cdo ndjenje shqiptare dhe duke manipuluar shqiptaret qe po dergjen burgjeve.
A duhet qe te vazhdojme me kete ritem dejavu “jetesë”,JO!
Nese ATA erdhen ne pushtet me force,as mos ti shkoje mendja ndokujt,se do ta leshojn”bajrakun”pa forcë.
Prandaj,cdo zë i ngritur ne kete sistem te kalbur eshte humbje kohe.
“Nuk degjon askush,nuk sheh askush”.
Per kë bien kambanat?!
Opozita e ka shansin e ARTË si asnjeherë më parë te ndryshoje kursin e veprimit.
ATA,në emër te “idealit”ups me falni,në emër të XHEPIT
Këta,në emer të “drejtesisë”kanë ndryshuar vetem formen,uji po vazhdon te rrjedh,mbase jo ne te njejtin shtrat dhe cdo 4 vite ndryshon rrjedhen duke vershuar mbase mbi eshtrat e deshmoreve.
Do e permbyll me një batutë timen nga shfaqja ime e fundit”MUT ATA,MUT KËTA”,Ne nuk jemi të çmendur vetem mendojme ndryshe nga të tjerët.
“Simfonia pa orkester duhet ta gjejë dirigjentin e saj”.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button